Ankesa për punësimin – Grupet e interesit: Fondet shkojnë në drejtim të paditur

Hënë, 25 February 2019 16:27

Grupet e interesit kanë shfaqur një sërë ankesash për projektligjin për “Nxitjen e punësimit”, duke thënë se nuk është konsultuar paraprakisht dhe u është bërë fakt.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në Komisionin Parlamentar të Punës, përfaqësues të sindikatave dhe shoqatave të ndryshme, u shprehën se drafti është regres sa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuara, ndërkohë që nuk ofron transparencë për mënyrën se si do të përdoret fondi social.

Ndërsa kanë shprehur rezerva edhe për përdorimin që i është bërë fondit për punësimin ndër vite.

“Neve nga ndodh që jepet në fond dhe destinacioni ndryshon. Kjo po ndodh në të gjitha sferat, qoftë në shërbimin kombëtar të punësimit, qoftë në inspektorate të ndryshme dhe kudo që ne kemi, qoftë edhe në bashkitë që merren fonde për riaftësim”, Sami Kariqi , Zv/President BSPSH.

“Çdo 25 punonjës, njëri nga ata duhet të ishte i punësuar me aftësi të kufizuar, ndërkohë që tashmë projektligji parashikon që kompanitë me 50 punonjës, pra çdo 50 punonjës, një punonjës duhet të jetë me aftësi të kufizuara”, deklaroi Erind Pinari, Zv.Komisioner, Avokati i Popullit.

“Mbetet e paqartë krijimi i fondit, ndarja e tij dhe përcaktimi i një tavani për programe të ndryshme apo edhe për ndarje territoriale. Nevojitet të shtohet edhe një rishikim për transparencë për përdorimin e këtij fondi”, Migena Mollanji, Qendra për Zhvillim Komunitar.

“Sa i përket grupeve të kategorive të veçanta të disavantazhuara në tregun e punës, ne sugjerojmë që si pikë e veçantë të përfshihen edhe grupuesit e familjeve që kanë një fëmijë me aftësi të kufizuar”, tha Ervis Çota, Përfaqësuesi i Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome.

Ndërsa një pikë tjetër që është kërkuar me ngulm nga grupet e interesit, është ajo që lidhet me siguracionet e punonjësve dhe verifikimin e kompanive në rast falimenti.

“Në rast të falimentimit që ne përballemi çdo ditë të një kompanie apo punëdhënësi, duhet se para se të jepet leja për falimentin e aktivitetit, duhet të shikohen te gjitha listat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kur vjen puna për te aksidentet i lenë njerëzit në mëshirë të fatit”,Abdulla Omuri, Shoqata e Invalidëve të Punës

Në Komision kanë munguar shoqatat e biznesit, ndërsa kanë qenë prezent vetëm deputetët e mazhorancës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...