Mori tendera me kompaninë e vëllait dhe burrit, prokuroria nis zyrtarisht hetim për Spiropalin e Ramës

Diel, 10 Mars 2019 09:13

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për ministren e Shtetit, Elisa Spiropalin, bashkëshortin dhe vëllain e saj, si persona që dyshohet se janë përfshirë në një skemë pastrimi parash.

Burime nga Akuza e kryeqytetit deklarojnë se prokurorët kanë marrë në dorë materialet , nga ku rezultonte se kompania e regjistruar nga Enkli Spiropali ka fituar disa tendera në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej nga Salarjon Totaj, partneri dhe më pas bashkëshorti i ministres së Shtetit.

Krahas investigimit të publikuar nga “Boldnews.al”, Prokuroria e Tiranës ka marrë edhe një informacion nga Prokuroria e Përgjithshme, deklarojnë të njëjtët burime.

Prokuroria e Tiranës është institucioni i dytë që nis veprimet proceduriale për rastin ‘Spiropali”. Disa ditë më parë, edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) njoftoi zyrtarisht se kishte nisur hetimin administrativ për pasuritë e ministres së Shtetit, si edhe familjarëve të saj.

Në një komunikim zyrtar me “Boldnews.al”, ILDKPKI njoftoi që një ditë pas publikimit të rastit, institucioni ka nisur procedurat verifikuese, për të konstatuar kushtet e mundshme të konfliktit të interesave, si edhe dyshimet mbi pastrim parash.

“Boldnews.al” publikoi rreth dy javë më parë një investigim të thelluar mbi kompaninë “Solomon”, të krijuar nga Enkli Spiropali, vëllai i ministres së Shtetit, në Gusht 2013, në kohën kur Partia Socialiste mori pushtetin.

Në Mars 2014, kompania ‘Solomon” e Spiropalit fitoi tenderin e parë në Ujësjellës-Kanalizime Fier, të drejtuar nga Salarjon Totaj, partneri i motrës së tij, ministres së sotme, në atë kohë Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Pasi fitoi këtë tender, me vlerë 6.6 milionë lekë të reja, Enkli Spiropali ia shet kompaninë Marjus Memushajt, kushëririt të dytë të Salarjon Totaj. Nën pronësinë e Memushajt, kompania “Solomon” fitoi edhe disa tenderë të tjerë në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej nga kuëshëriri i tij i dytë, Totaj.

Deri në Shtator të vitit 2016, kohë kur Salarjon Totaj u largua nga Ujësjellësi i Fierit, kompania ‘Solomon” fitoi disa tendera, me vlerë totale rreth 350 mijë dollarë amerikanë.

Paralel me tenderat e Ujësjellësit, ‘Solomon” fitoi edhe fonde publike nga Dogana e Fierit dhe e Vlorës, struktura nën varësinë direkte të Elisa Spiropalit në kohën e zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.

Të dhënat e siguruar nga “Boldnews.al” krijojnë dyshime se kompania “Solomon” është përdorur si “mbulesë” për ndarjen e fondeve publike mes familjarëve Spiropali-Totaj. Gjithësesi, janë hetimet e Prokurorisë dhe të ILDKPKI-së që do të konstatojnë ligjërisht nëse ekzistojnë elementët e veprave penale që lidhen me të ardhurat, pasuritë dhe pastrimin e parave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...