Kush është boksieri i grupit “Bajri” i kapur dje,atentati në 2017

Diel, 10 Mars 2019 11:16

Detaje të reja zbulohen për anëtarin e grupit famëkeq “Bajri” të Shkodrës, Nelson Hysën, i cili u arrestua një ditë më parë në kuadër të operacionit “Oaz” në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, në një banesë të marrë me qira.

35 vjeçari, boksier i Vllaznisë, akuzohet për disa vepra penale si pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim dhe ishte shpallur në kërkim që prej shtatorit 2018.

Këtij të fundit madje i është bërë edhe një atentat në 7 maj të vitit 2017, gjatë të cilit mbeti i plagosur. Hysa sapo kishte dalë nga një berberane kur është qëlluar me armë zjarri disa herë nga dy persona të maskuar që udhëtonin me motor.

Pas krimit, policia identifikoi dhe arrestoi autorët e dyshuar Valter Ksolla 21-vjeç dhe Kolë Progni, 25 vjeç.

35-vjeçarit që i shpëtoi policisë 6-muaj më parë kur u arrestua Safet Bajri dhe pjesa tjetër e grupit. Koka e grupit kriminal të Bajrajve konsiderohet Enver Bajri 45 vjeç, i arrestuar në Spanjë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri për t’u përballur me akuzat.

Pse ndodhi plagosja në 2017
Referuar burimeve, shkak për këtë plagosje ishte një konflikt për xhirimin e gomave të makinës. Në nëntor të 2018- s, Gjykata e Shkodrës dënoi me 6 vite burg autorin e plagosjes së Nelson Hysës.

Ndërsa nga dëshmitë rezultoi se në datën 3 maj 2017, gjatë orëve të para të paradites, rreth orës 10:00, i dëmtuari Nelson Hysa së bashku me shokun e tij A.D. kanë pasur një konflikt verbal me shtetasin Valter Ksolla.

Ky i fundit drejtonte një autoveturë të markës “Audi A6” dhe ka bërë xhirime të gomave në afërsi të tyre. Rreth orës 12:30, Nelson Hysa së bashku me A.D. kanë qenë duke lëvizur me makinë në rrugën e gjerë, që të çon në lagjen Kiras dhe te një piceri, në anën e djathtë të rrugës, ata kanë parë makinën “Audi” që i kishte xhiruar afër tyre.

Nelsoni ka ndalë makinën dhe së bashku me shokun e tij kanë hyrë në piceri. Aty kanë gjetur shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni. Sapo Nelsoni dhe shoku i tij janë futur në piceri, shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë ngritur në këmbë nga frika se Nelsoni mund t’i godiste dhe i janë drejtuar Nelsonit me fjalët se, pse po vjen “si i fortë se ne kena hallet tona boll, se jena në gjak”.

Nelsoni u ka thënë se nuk kishte ardhur si i fortë, por për t’u sqaruar se pse i kishin bërë spektakël me makinë para këmbëve të tyre dhe para shtëpisë, duke vënë në rrezik ata dhe djalin e tij. Shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë nervozuar dhe i kanë thënë se do të shihemi më vonë, ndërsa Nelsoni i ka thënë se nuk kemi pse shihemi më vonë, por sqarohemi tani.

Shtetasit Valter e Kolë kanë ikur pa folur më, kanë hipur në makinë duke xhiruar përsëri gomat. Tre ditë më vonë, Progni e Ksolla kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Hysës, kur ky i fundit po qëndronte përpara një berberhaneje, duke e plagosur rëndë atë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook thyen rekord, fshin më se tre miliardë llogari

Teknologji

Facebook thyen rekord, fshin më se tre miliardë llogari

Facebook ka publikuar raportin e fundit, i cili detajon sa postime dhe llogari ka kontrolluar që nga mesi i tetorit 2018 deri në marsi të vitit 2019. Gjatë këtij gjashtëmujori, Facebook...

Xhixho me studentët: Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca

Politikë

Xhixho me studentët: Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca

Erisa Xhixho/ Sot me studentët e LRI të Fakultetit të Drejtësisë ndava mendimet për implementimin 3 vjeçar të Reformës në Drejtësi: Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca. Shumë...

Berisha: Rama lutet që opozita të mos hyjë në zgjedhje

Politikë

Berisha: Rama lutet që opozita të mos hyjë në zgjedhje

Gjatë intervistës së tij në “Opinion”, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se, gjatë gjithë jetës së tij politike nuk ka njohur një politikan të dytë si Edi Rama sa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!