Edhe shqiptarët në Athinë nisin protestat: Rama e ka dhënë Shqipërinë me koncension

Diel, 10 Mars 2019 12:03

Dhjetra qytetarë shqiptarë, të cilët janë emigrantë prej vitesh në Greqi, po protestojnë sot përpara ambasadës së vendit tonë në Athinë. Qytetarët janë grumbulluar përpara ambasadës me thirrjet Rama ik, ndërsa thonë se kjo protestë e sotme është vetëm fillimi.

‘’Duhet të bjerë ky sistem, drejtësia është marrë peng. Rama e ka dhënë të gjithë Shqipërinë me koncension”, u shpreh një prej qytetarëve.

Ndërkohë që një tjetër protestues komentoi dhe deklaratat e Ramës dhe të Ballës, pasi sipas tyre opozita po pengon Reformën në Drejtësi, duke thënë se ata tashmë janë pa mandat, në ndryshim nga përfaqësuesit e PS-së.

Të tjerë emigrantë ngritën problemet e kostove të pasaportave, apo marrëveshjes për njohjen e patentave mes dy vendeve.

‘’Keni 6 vite kryeministër zoti Rama si nuk keni ardhur njëherë që të na takoni, çfarë keni bërë në drejtim të marrëveshjes së rreme të patentave? Çfarë marrëveshje po bëni fshehurazi me qeverinë greke, pa na pyetur aspak ne 700 mijë emigrantët që jetojmë dhe punojmë në këtë vend?

Kostoja e pasaportave për emigrantët shqiptarë është trefishi i asaj që i duhet një qytetari europian. Po na ripni të gjallë! Përpara pak ditësh u vodhën pasaportat shqiptare, për ti shitur në vende të tjera. Na dhemb e ardhmja e motrave dhe vllezërve tanë që janë në Shqipëri”, u shpreh një tjetër prej emigrantëve.

Modifikuar më Diel, 10 Mars 2019 12:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...