Gjekmarkaj në takimin e Bashës me aktivistët në mbrojtje të teatrit: Sharlatanë e banditë vendosin për fatin tonë

E Enjte, 14 Mars 2019 17:22

Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj ishte i ftuar ditën e sotme në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me artistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Në këtë tryezë u diskutua në lidhje me protestën më shumë se 1 vjeçare të artistëve dhe për krizën politike në vend.

Duke folur në tryezë, Gjekmarkaj u shpreh se kjo situatë duhet të kthehet në një eksperiencë për të ardhmen. Gjithashtu në fjalën e tij ai theksoi edhe faktin që drejtuesit politikë duhet të rrisin pranë vetes, hapësirën kritike.

Pjesë nga fjala e Agron Gjekmarkajt:

Lëvizja për Teatrin i solli shoqërisë dhe momentit dy të mira!

Sëpari shpëtoi një godinë historike dhe jo socrealiste! Ai që vlen është modeli! Ai mbetet si formë reagimi ndaj çdo qeverie dhe Kryeministri i cili abuzimin e shndërron në kryefjalë veprimi!

Zoti Basha foli për lidhjet e politikës me krimin! E përgëzoj për betejën e dekriminalizimit, por mbetet e pamjaftueshme! Politika dhe pushteti është nën peshën e rëndë të banalitetit!

Mjafton të shihje parlamentin dje po edhe para 6 muajsh! Duke dëgjuar debatin në atë aule të vjen turp të jesh ‘homo meditans’ njeri qe mendon siç thonin latinët!

Dekulturimi i politikës ka marre trajtë të frikshme! Si askund tjetër në Europë sharlatanët dhe banditët vendosin për fatin e intelektualëve dhe jo e kundërta!

Opozita ka djegur mandatet dhe kjo është një gjë e paprecedentë! Ajo është në rrugë! Një gjë kaq e fortë dhe e pazakontë duhet të shërbejë për shumë më tepër se për të ndërruar një kryeministër me një tjetër, por themelin e një sistemi të ri politik, një kontratë të re me shoqërinë, rikthimin tek partneriteti me elitat dhe botën intelektuale!

Një lider sa do gjeni të jetë e ka të pamundur të qeverisë mirë, ta shndërrojë këtë vend në normal nëse nuk rritë pranë vetes hapësirën kritike dhe ngushton atë të yesman-ve! Duhet ta shndërrojmë krizën në eksperiencë për një gjë modeste, por ekzitenciale për të jetuar si njerëz normal në një vend i cili sot nuk është normal po duhet bërë i tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...