"Lironi çunat" thirrja e banorëve të "Unazës" që po mbajnë të rrethuar Policinë

E Enjte, 21 Mars 2019 19:24

Banorët e Astirit kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku mbahen të ndaluar 7 të rinj protestues midis tyre edhe Dorian Protoduari, të cilin policia e arrestoi sapo kishte zbritur nga autobuzi pranë banesës së pak minuta pas përfundimit të protestës së opozitës.

Ata kanë bërë thirrje për lirimin e tyre duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se po pengojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar duke arrestuar qytetarë të pafajshëm.

Ata paralajmëruan edhe kryebashkiakun Veliaj se nuk do ta lejojnë që ti shembë banesat e tyre, duke thënë se do ti mbrojnë me gjak.

“Mos këni frikë nga oligarkët, shumë shpejt sistemi i tyre do të bjerë”, u shpreh njëri nga protestuesit.

Lidhur me arrestimin e Protoduarit ka folur edhe babi i tij duke bërë thirrje për lirimin e djalit të tij, duke argumentuar se është një vendim i padrejtë.

E ëma e Dorianit deklaroi se djali i saj është i pafajshëm duke thënë se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tij në akte të dhunshme.

Klevis Balliu deklaroi se të gjithë ata djem që janë arrestuar janë heronj, dhe sipas tij shumë shpçejt do të dalin për tju bashkuar protestës për të mbrojtur banesat e tyre.

“Protestë do të ketë dhe do të përshkallëzohet, ka mbaruar koha që të helmohen qytetarët, është koha të helmohet Rama”, tha ish-deputeti i PD-s;.

Modifikuar më E Enjte, 21 Mars 2019 19:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...