Shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi/ Manjani: U rreshtuat te qypi me dollarë, tani s'ka më vlerë

Hënë, 08 Prill 2019 19:08

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi. Sipas tij, po këto shoqata nuk thanë asgjë atëherë kur duhej thënë, përkundrazi u rreshtuan te qypi me dollarë.

"Tani pas pilafit, kur dëmi është shumë më i madh se ç’e thonë ata, ska asnjë kuptim!", shkruan Manjani.

Reagimi i plotë i Manjanit:

 

Këto shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi, ku ishin deri më sot?!

Nuk thanë asnjë fjalë të vetme atëhere kur duhej thënë. Përkundrazi u rrjeshtuan të qypi me dollarë për të rrujt ndonjë konsulencë, në mbështetje të reformës që as nuk e lexuan ndonjëherë...

Tani pas pilafit, kur dëmi është shumë më i madh se ç’e thonë ata, ska asnjë kuptim!

Vendi është pa gjyqsor. Funksionon vetëm ajo pjesë që do qeveria të funksionojë. 
Qeveria sundon mbi çdo institucion e pushtet tjetër. 
Besimi i publikut tek drejtësia nuk u rrit, përkundrazi u përkeqësua.
Korrupsioni nuk u luftua, por u rrit!

Çfarë duhet tjetër për të kuptuar se çfarë shteti jemi bërë?

Çfarë duhet tjetër për t’u quajtur DËSHTIM?!

Ndjesë për mungesën e modestisë por i kam paralajmëruar këto pasoja. Atëherë quhesha armik...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...