Rektori Koni: Akuzat e ministres janë të pavërteta, nuk jemi takuar asnjëherë për problemet e universitetit

Hënë, 15 Prill 2019 21:35

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar pas pezullimit të tij nga detyra, nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Në një intervistë në Ora News, Koni është shprehur se akuzat e paraqitura nga ministrja janë të pavërteta dhe të gënjeshtërta.

“Akuzat që ka paraqitur ajo (ministrja Besa Shahini) janë të pavërteta dhe të gënjeshtërta. Ministrja duhet të kishte gjetur kohë që të kontaktonte me mua qëkur ka ardhur në pushtet. Unë e kam takuar njëherë por jo për shqetësime të universitetit. I kam shkruar dhe personalisht në WhatsApp për problemet e universitetit dhe nuk ka reaguar”- është shprehur ndër të tjera Koni.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarja për shkeljet e tij në krye të detyrës, të paraqitura nga Shahini në raportin e Ministrisë së Arsimit, rektori i UT shtoi “Është qesharak të thuhet që është 100 e ca faqe raporti. Raporti është vetëm 35 faqe kurse pjesët e tjera janë objeksionet e rektorit. Nuk është e vërtetë që nuk kam zbatuar detyrimet”.

Më tej, rektori Koni tha se shpreson që pengesat që ka hasur deri tani të mbyllen dhe ai të vazhdojë punën pasi shkarkimi mund të bëhet sipas tij nëse ka shkelje penale gjatë ushtrimit të detyrës, gjë të cilën Mynyr Koni u shpreh se nuk e ka bërë.

“Shpresoj që pengesat që kam kaluar qëkur mora detyrën të mbyllen me këtë ngjarje të fundit. Shkarkimi bëhet në bazë të ligjit kur ka shkelje penale dhe ministrja nuk ka atribute për të vendosur në emër të rektoratit”-shpjegon Koni.

Sipas Mynyr Konit, pezullimi i tij ka ardhur nga një raport i hartuar në kohën kur në krye të MAS ishte ministrja Lindita Nikolla.

‘Raporti është përpiluar në kohën e Lindita Nikollës nga grupi i saj i punës në shkurt të 2018. Auditimi nuk është bërë nga një grup nga UT. Kontrolli është bërë i qëllimshëm pasi unë kam kërkuar audit për 10 vitet e fundit’, shtoi ndër të tjera Mynyr Koni.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor, e shtunë 20 prill 2019

Horoskopi

Horoskopi ditor, e shtunë 20 prill 2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do...

Parashikimi i motit, e shtunë 20 prill 2019

Moti

Parashikimi i motit, e shtunë 20 prill 2019

Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri. Ndërsa pasditja sjell kalime vranësirash nëpër territor, më të theksuara në zonat Verilindore – Juglindore. Parashikohet që dhe orët e...

Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Bota Shqiptare

Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit Ramush Haradinaj heqjen e taksës, ndërsa kryeministrit Aleksander Vuçiç pushimin e fushatës kundër Kosovës, në mënyrë që të rifillojë dialogu mes...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!