Eksperti shpjegon si vidhet me lejet e ndërtimit: Veliaj dha 390 leje në 2018

Hënë, 15 Prill 2019 21:48

I ftuar në emisionin “A Show” në News 24, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, analizoi veprimtarinë e bashkisë së Tiranës dhe investimet që ajo ka kryer. Sipas tij, realiteti është i frikshëm, pasi me ardhjen e Veliajt në krye të bashkisë janë rritur taksat, ndërsa investimet nuk janë reflektuar aspak në terren.

“Ne kemi pagur 30 mln dollarë për infrastrukturën, që e ka vënë kreu i bashkisë së Tiranës. Këtë e paguajmë tek fatura e ujit. Nuk ka shkolla të reja, kemi pagur 30 mln dollarë, por sot ku janë shkollat? 1500 lekë në muaj i paguajmë për shkolla. Në Tiranë ka pasur rritje taksash. Sot paguajmë çdo gjë, edhe për parkimet. Nuk ka transparencë. Natyrisht erdhi me premtimin zero në ndërtime”, tha ai 

Gjithashtu eksperti tha se krybashkiaku i Tiranës edhe pse erdhi me premtimin se nuk do të këtë ndërtime në kryeqytet, ai sipas tij veproi ndryshe. Eksperti tha se Veliaj e shpalli veten si “rekordmenin e lejeve” për 2018, me 390 të tilla. 

“Vetëm në vitin 2018 ka dhënë 390 leje ndërtimi. Tirana po pëson një bombë sociale dhe po prishen balancat ekonomike dhe shoqërore. Ai arriti rekordin kombëtar për lejet e ndërtimeve të dhëna në Tiranë. Çmimi i ujit ka qenë 45 lekë. Ne paguajmë më shtrenjtë për të njëjtin shërbim që kemi patur. Ti pi kafe, pastaj paguan lekët. Bulevardi i Ri është spektakli i ri i bashkisë së Tiranës. Janë 6 mln euro për riparimin e një segmenti. Taksa për infrastrukturën ka qenë në rritje.

Janë 150 mln që ke paguar më shumë. Ne jemi populli më interesant. Bashkia për katër vjet ka marrë 600 mln dollarë, por nuk e di se ku janë. Nuk ka nevojë për propagandë, por të dalë dhe të tregojë se ku janë shifrat”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...