Kush janë dy miliardierët që dhuruan 300 milionë euro për rindërtimin e Notre Dame

Tuesday, 16 Prill 2019 16:37

Familjet Arnault dhe Pinault, dy prej më të pasurave në Francë, njoftuan se do të dhurojnë respektivisht 200 dhe 100 milion euro për rikonstruktimin e katedrales Notrë Dam në Paris që u përfshi nga flakët.

Të martën në mëngjes, grupi i luksit LVMH, numri një në botë dhe familja Arnault kanë deklaruar se do të dhurojnë 200 milionë euro për fondin e dedikuar rikonstruktimit të Notrë Damit.

« Familja Arnault dhe grupi LVMH, të solidarizuar me këtë tragjedi kombëtare, do t’i bashkohen rindërtimit të kësaj katedraleje të jashtëzakonshme, simbol të Francës, të trashëgimisë dhe unitetit të saj », thanë ata.

Grupi dhe familja e Bernard Arnault – më e pasura në Francë – do të dhurojë një shumë totale prej 200 milionë eurosh në fondin e dedikuar për rindërtimin e kësaj vepre arkitekturore, e cila është pjesë e historisë së Francës.

LVMH-ja, që zotëron rreth 70 marka si Louis Vuitton, Christian Dior, Sephora dhe shampanjën Dom Perignion, ka thënë gjithashtu se nga njëra anë do të vërë në dispozicion të shtetit dhe instancave përkatëse të gjithë ekipin e saj krijues, arkitekturor dhe financiar për të ardhur në ndihmë gjatë punës së rindërtimit si edhe do të mbledhë fonde nga ana tjetër.

Grupi i fuqishëm me rreth 70 marka – Louis Vuitton, Christian Dior, Fendi, Sephora, Dom Perignon dhe Hennessy – arriti një rekord në vitin 2018 me shitje që arritën shifrën 46,8 miliardë euro.

Nga ana e saj, familja e industrialistëve francezë Pinault, që kryeson grupin luksoz Kering, njoftoi të hënën në mbrëmje se do të jepte 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales nëpërmjet kompanisë së saj të investimeve ”Artemis”

Modifikuar më Tuesday, 16 Prill 2019 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...