“Halli ku nuk e çon Edi Ramën”, Bylykbashi: Vëzhgues me të drejtë veto-je në komision? Tragji-komedi!

E mërkurë, 17 Prill 2019 18:02

Projektvendimin e miratuar në seancën parlamentare të 11 prillit, i ardhur si propozim i mazhorancës, për zëvendësimin në komisionet parlamentare të përfaqësuesve të opozitës, e ka komentuar kështu:

“Një gjë duhet thënë, askush që është sot në atë parlament, nuk mund të përfaqësoje PD, LSI, PR, LZHK. Kështuqë çdo lloj akti që del në parlamentin e Shqipërisë duke zëvendësuar anëtarët e PD, me gjoja anëtarë të tjerë të PD-së, është qesharake dhe e paligjshme”, thotë  ai.

Kjo jo vetëm bazuar në rregulloren e kuvendit, sipas Bylykbashit, por në rastin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, edhe vetë vendimit të Parlamentit.

“Këta njerëz nuk kanë tagër përfaqësimi dhe kaq është çështja. Vendimi i parlamentit flet për një komision bipartizan konsensual, dhe mbushja me elemente që nuk përfaqësojnë askënd politikisht, thyen vet vendimin e parlamentit”, thekson ai.

Sa i përket draftit të ndodhur në tryezën gjysmë bosh të komisionit të reformës zgjedhore, Bylykbashi shprehet se:

“Ai draft nëse sot përfshihet në kod është i paplotë dhe i papërfunduar, dhe nëse do të miratohej sot, do çonte në kaos përgatitjet zgjedhore sepse është i papërpunuar”, deklaron Bylykbashi.

Kush sot vetë-identifikohet si opozitë, për shkak të pozicionit gjeografik në seanca parlamentare, Bylykbashi i komenton se janë individë që do të zhduken vetë nga skena politike.

“Janë individë të cilët do të zhduken shumë shpejt nga jeta politike në vend nëpërmjet votës”, shprehet ai.

Kjo jo vetëm bazuar në aftësitë që ata mund t’i ofrojnë një procesi kompleks si ai i reformimit të kodit apo sistemit zgjedhor, por fillimisht për shkak të mungesës së legjitimitetit përfaqësues, që kërkon ri-konfirmim periodik me votë qytetare, një testi që për Bylykbashin deputetët e rinj nuk i mbijetojnë dot./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...