Qeveria miratoi dëmshpërblimin për banesat te Unaza, banorët: Po e bëjnë për të na përçarë

E mërkurë, 17 Prill 2019 21:00

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për dëmshpërblimin e banorëve që preken nga ndërtimi i segmentit të “Unazës së Re”. Por për banorët protestues ky vendim është thjesht një tentativë përçarje që qeveria kërkon tu bëjë banorëve, të cilët protestojmë prej 6 muajsh

Por kjo sipas banorëve nuk ka për të ndodhur.

Ata u shprehen se banorët që i kanë banesat me letra tashmë janë në protestë dhe kërkojnë anulimin e plotë të projektit korruptiv.

“Ka nxjerr ky treçerek Erion Braçe një VKM se Kryeministrin e kemi në udhëtime jashtë shtetit. Ajo VKM është për të përçarë banorët e Unazës se Re. Ata që kanë letra i ke këtu në shesh, banorët duan të anulojnë projektin nuk duan asgjë tjetër. Pse tani jemi për anulim projekti? Sepse përveç se prishë shtëpitë tona, por është dhe korruptiv, është me letra falco. Ju bëj thirrje të gjithëve, do ketë njerëz që do mundohen të përçajnë, por këtu do jetë vetëm flaka që do i pres. Pa mëshirë, këtu nuk ka parti potitike, ka vetëm një kauzë të mbrojmë shtëpinë tona”, – tha një prej banorëve.

Ndërsa mamaja e Dorian Protoduarit tha se autoritetet do të përballen me ta deri në vdekje.

“Do përballen me ne, po nuk anulove projektin. Do lësh kockat këtu, për ne është “O vdekje, o liri”. Të gjithë në korë “O vdekje o liri”. Si me letra si pa letra jemi të bashkuar. I themi atij Lali Erit, atij Lali fikut, një kancer atje t’u bëftë atje ku të dhëmbë më shumë se ke marrë taksat e popullit që nuk u ngope njëherë. O plehër, o maskara, o i pafytyrë. Dhe mos e devijo Lanën që të t’i japësh pallate atij trafikantit Edmond Bego”, – tha Lindita Protoduari.

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 21:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...