Dalin detaje të reja mbi vetvrasjen e djeshme në Mat

Premte, 03 May 2019 12:44

Një 30-vjeçar i identifikuar si Arjan Hoxha vrau veten ditën e djeshme në Mat, pas një zënke me familjarët e bashkëshortes së tij. ‘Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten’, këto janë fjalët e fundit që ai ka thënë para se të vriste veten.

Pas zënkave të vazhdueshme me bashkëshorten, mesditën e djeshme, i riu që ishte në kërkim për ‘dhunë në familje’, ka udhëtuar nga qyteti i Klosit drejt fshatit Plan i Bardhë.

Pasi ka mbërritur në familjen Ndoj, me një armë në dorë ka hyrë në banesë. Sapo ka hyrë në shtëpi dhe janë dëgjuar zënkat, fqinjët i kanë telefonuar Policisë së Klosit, duke thënë se ‘Një person me armë ka hyrë në shtëpinë e Xh.Ndojit’.

Fillimisht ka debatuar me vjehrrën dhe pastaj edhe me gruan, madje këtë të fundit, sipas dëshmive, e ka goditur me grushta e shkelma, madje e ka shtrënguar me duar në fyt.

Pasi ka parë që Policia po afrohej, duke u larguar nga shtëpia buzë Rrugës së Arbrit, Hoxha ka thirrur me zë të lartë ‘Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten’ dhe pas kësaj, brenda pak minutave është dëgjuar një krismë arme.

Efektivë të Sektorit të Policisë Klos kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se Arjan Hoxha kishte vrarë veten afro 150 metra larg banesës së familjes Ndoj.

‘Kemi dëgjuar një krismë arme dhe ka mundësi që Arjan Hoxha të ketë vrarë veten’, janë shprehur fqinjët e familjes Ndoj. Të mbështetur dhe nga efektivë të Komisariatit Mat, efektivët e Klosit kanë krehur me kujdes zonën dhe buzë një përroi kanë gjetur të pajetë 31- vjeçarin, të cilin banorët e Planit të Bardhë e thërrisnin Ari Hoxha.

‘Fillimisht kishim frikë se Hoxha do të qëllonte mbi forcat e Policisë’, thanë drejtues të Sektorit të Klosit. ‘Na thanë se kishte rrahur keq vjehrrën dhe bashkëshorten dhe kishte dalë nga shtëpia duke deklaruar se do të vriste veten. Mësuam se ishte dëgjuar një krismë arme, por nuk ishim të sigurt se Arjan Hoxha ishte vetëvrarë. Duke kontrolluar territorin, e gjetëm buzë një përroi të mbuluar në gjak. Kishte një plagë në gojë dhe automatikun e kishte pranë trupit’, sqaruan zyrtarët e Policisë Klos.

Mësohet se tri ditë më parë, viktima Arjan Hoxha kishte debatuar me vjehrrën dhe bashkëshorten, madje i kishte kërkuar kësaj të fundit të kthehej pranë tij, bashkë me vajzën 1-vjeçare.

Ky debat vinte dy ditë pasi bashkëshortja kishte marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat urdhër mbrojtjeje, pasi Hoxha e dhunonte herë pas here gruan e tij. Nga ana tjetër, vetë 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia për veprën penale ‘Dhunë në familje’. Në profilin e tij, i riu nga Klosi kishte postuar edhe foto me armë. /GSH.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...