Mediat holandeze: Shqiptarët kontrollojnë tregjet e drogës

Tuesday, 21 May 2019 15:37

Pas medias gjermane “Bild”, e cila  kishte kritika të forta për qeveritarët shqiptarë, mediat e Holandës kanë shkruar për trafikun e drogës që bëhet nga Shqipëria drejt vendit të “tulipanëve”.  Media holandeze “Limburg” e nis shkrimin me arrestimin e 4 shqiptarëve të martën, tre burrave dhe një gruaje, në një aksion të madh policor kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe kryesisht goditjes së mafies shqiptare.

Policia arrestoi tre burra dhe një grua të martën në një aksion të madh kundër një bande shqiptare të drogës. Policia dhe njerëz të drejtësisë kanë pushtuar dhjetëra ndërtesa, kryesisht në zonën e Sittard dhe Geleen.

Të dyshuarit e arrestuar janë dy burra 40-vjeçarë me origjinë marokene, një burrë shqiptar (34 vjeç) dhe një grua 36-vjeçare. Shumica e të dyshuarve në këtë rast janë vendosur në Geleen. Kishte gjithashtu disa bastisje të martën nga policia. Agjentët arrestuan një belg, një maroken dhe një grua që po tentonte të shkonte duke mbartur drogë nga Belgjika në Gjermani”, thuhet në shkrim.

Madje, operacioni i drogës u quajtur “Shqipëria”. Në artikull shkruhet se me dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Holandë kanë si aktivitet të tyrin trafikun e drogës. Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.

Sipas mediave holandeze, një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi ka qendra në këto shtete.

Mediat holandeze flasin gjithmonë e më shumë për grupime shqiptarësh, të cilët ikin në këtë vend ekskluzivisht për t’u marrë me drogë.  Në artikull thuihet se në rastet te goditjes së bandave të drogës, rezulton se anëtarë të tyre janë kryesisht shqiptarët, ç’ka nënkupton se pikërisht shqiptarët kanë në dorë këtë treg ilegal trafiku, që ka fitime marramendëse.

Kujtojmë se disa ditë më parë, gazetari gjerman Peter Tiede shkroi një artikull fshikullues  ndaj Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka në krye banditë dhe kriminelë. Tiede në prononcimet për mediat mbrojti ato që kishte shkruar, duke thënë se ka qenë vetë në Shqipëri dhe ka biseduar me të intervistuarit në artikull.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...