“Washington Post”, apel Brukselit: Po tradhtoni Ballkanin

E mërkurë, 22 May 2019 18:19

“Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Euorpian, por gjatë vitit të fundit, Brukseli ka kryer një rrokullisje të madhe, duke vënë dyshim idenë e zgjerimit”-thotë një artikull i publikuar nga prestigjiozja “Washington Post”, që mban firmën e Jasmin Mujanovic, politiolog i specializuar në politikën e Europës Juglindore.

Shkrimi mban titullin: “Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor”. Më tej shkrimi vijon duke nënvizuar faktin se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, çështja e zgjerimit është zhdukur fare nga axhenda e politikbërëseve në kontinentin e vjetër. Washington Post vijon duke theksuar se si për Francën, ashtu edhe për Gjermaninë, kampionen kryesore të zgjerimit, tashmë, ky i fundit është kthyer në një toksinë politike. “Kjo kthesë e fortë nuk mund të vinte në një moment më të keq se ky.

Vetëm në Janar Shkupi dhe Athina finalizuan përplasjen e tyre 30-vjeçare, duke i bërë maqedonasit të besonin se po të ndryshonin emrin e shtetit të tyre, do të integroheshin më kollaj në BE”-thuhet më tej. “Thënë më thjeshtë, Bashkimi Europian gënjeu”-nënvizon shkrimi. “Nëse bashkimi europian rrëshqet nga komuniteti euro-atlantik, liderët europianë do të fajësojnë vetëm veten e tyre. “Të shkëputur nga perspektiva e anëtarësimit, politika e Ballkanit shumë shpejt do të bëhet e dëshpëruar dhe e rrezikshme, sidomos për vetë Bashkimin Europian, thuhet më tej. “Bashkimi Europian mund ta kthejë sërish kursin. Duhet patjetër të nisë formalisht negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe të paktën t`i japin Bosnjës statusin kandidat. Kjo gjë, për momentin do të stabilizonte anijen”-mbyllet shkrimi i Washington Post.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

‘Punësimet tufa-tufa të Rilindjes në administratë atentat ndaj hapjes së negociatave’

Politikë

‘Punësimet tufa-tufa të Rilindjes në administratë atentat ndaj hapjes së negociatave’

Bundestagu gjerman pritet ti vendosë Shqipërisë një tjetër kusht për hapjen e negociatave. Kushti i ri lidhet me Reformën në Administratën Publike. Ligji për nëpunësin civil ishte kusht 6 vite...

LSI: Tryezë politike para 18 tetorit, mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

Politikë

LSI: Tryezë politike para 18 tetorit, mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

Teksa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli dje për një platformë të PD-së prej 5 pikash për zgjidhjen e krizës, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se ajo...

Vdesin dy pacientë brenda javës në spital, ja pse akuzohet doktori mik me Taulant Ballën

Aktualitet

Vdesin dy pacientë brenda javës në spital, ja pse akuzohet doktori mik me Taulant Ballën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Përrenjasit, ku mësohet se dy të sëmurë kanë ndërruar jetë nga ilaçet e skaduara. Denoncimin e ka bërë publik një qytetar që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!