Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk ekzistojnë më, rrezikohen edhe të Apelit

E Enjte, 23 May 2019 09:45

Tre vite pas miratimit gjithë bujë të reformës në drejtësi, përkundër propagandës qeveritare për një sukses të jashtëzakonshëm, situata është krejt ndryshe. Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, institucioni që mban themelet ligjore të shtetit. Po dje, pas shkarkimit nga Vettingu të një tjetër gjyqtari, Shqipëria është ndër vendet e vetme në Europë dhe mbase në botë që nuk ka as Gjykatë të Lartë. Rrezikohemi që për pak muaj të mos kemi as gjykatat e apelit.

Prokurorja e Përgjithshme që u zgjodh vetëm nga votat e PS për një afat të përkohshëm 3-4 muaj, ka gati dy vite në detyrë me funksion të plotë juridik dhe nuk ka asnjë shpjegim se me çfarë ligji qëndron drejton organin e akuzës. Procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i mbështetur tërësisht nga opinioni dhe klasa politike ka ngritur pikëpyetje të mëdha për mënyrën sesi juristë që kanë pasur probleme të njohura me pasurinë dhe karrierën konfirmohen në detyrë, ndërsa të tjerë që janë në rregull me të ardhurat dhe zbatimin gjatë ushtrimit të detyrës shkarkohen si të korruptuar apo të paaftë!

Lista e shkarkimeve vjen nga kryeministria apo e vendosin vetë anëtarët e Vettingut?!

Këto probleme dhe të tjera pa fund që ka reforma e komplikuar në drejtësi janë shfaqur prej kohësh në media, në analiza të juristëve dhe ekspertëve si çështje që po dëmtojnë sistemin e ri të drejtësisë.

Por dje, ky shqetësim i ngrit në mënyrë publike edhe nga Presidenti i vendit Ilir Meta. Në konferencën e organizuar nga Qendra Georg Marshall, “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Presidenti Meta ka prekur çështjet më të ndjeshme të reformës në drejtësi dhe problemet serioze që janë hasur gjatë zbatimit të saj. E para dhe me seriozja është mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta vuri theksin të mungesa e këtij institucioni i cili vendos për pushtetet e tjera në raste konfliktesh, por edhe garanton mbrojtjen e interesave kombëtare. “Ne po flasim për sukseset e mëdha të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur kësaj çështjeje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëarë kam folur hapur prej kohësh. Sepse po mbushen tri vite nga 21-22 korrik, po bëhen tri vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk do t’ju them a është sukses apo dështim, por mund t’ju them në qoftë se do të ishte vërtet një sukses, Shqipëria as edhe një minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese!”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit zbuloi dhe detaje nga takimet me ndërkombëtarët, ku ka ngritur shqetësimin për faktin se vendi nuk ka institucionin kryesor të drejtësisë, në kohën që reforma cilësohet si e suksesshme. “Që në fillim të tetorit të kaluar, i kam thënë Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin, zotit Danielsson, i cili është një njeri shumë i përgjegjshëm, që ne jemi në një situatë të tillë. Ju shumë mirë që flisni për sukseset e reformës në drejtësi, ato statistikat e vetting-ut janë aty, por ne kemi kaq kohë pa Gjykatë Kushtetuese. Unë jam President i Shqipërisë dhe unë nuk di se ç’përgjigje do të jap se kur do të ketë Shqipëria Gjykatë Kushtetuese dhe se di do ta ketë apo jo”,– deklaroi Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit vuri theksin dhe në rolin që ka luajtur misionet teknike që kanë punuar për reformën në drejtësi në Shqipëri, konkretisht EURALIUS. “Kam një pyetje për të gjithë ju: Ky EURALIUS si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komisionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion, që nuk ekziston në Kushtetutën ne Republikës së Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë? Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, në rast se ne nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë këtë gjë. Kjo nuk do ta luftojë korrupsionin më shumë, kjo nuk do të garantojë të drejtat e njeriut më shumë. Kjo nuk do ta luftojë më shumë krimin e organizuar”,– deklaroi kreu i shtetit. Duke vënë në dukje gjithë problemet që ka sot reforma në drejtësi, kreu i shtetit bëri të ditur se ka kërkuar nga ana ndërkombëtarëve që të dërgojnë në Shqipëri një mision vlerësimi për mënyrën sesi është zbatuar deri më sot reforma në drejtësi. Konkretisht në bisedën që ka zhvilluar me Drejtorin e Zgjerimit, Christian Danielson, Presidenti tha se “përveç problemeve të tjera, i kam thënë sillni një mision vlerësimi për zbatimin e reformës, sepse po ikën kaq kohë, në mënyrë që ne vërtet të garantojmë që kjo është histori suksesi për ne, sepse ne do të jetojmë në këtë vend, por edhe për ju, sepse përmes kësaj reforme ne do të jemi më të besueshëm për të çelur negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”. Një mision që i shërben jo vetëm shtetit shqiptar për të zbatuar reformën më të rëndësishme në vend, por edhe ndërkombëtarëve për të kuptuar sesi janë shpenzuar paratë e taksapaguesve të vendeve të tyre për Shqipërinë. Shqetësimet e ngritura nga Presidenti Ilir Meta për atë çfarë po ndodh me reformën në drejtësi janë në të njëjtën linjë që vijnë nga ekspertë të së drejtës në vend. Madje janë shqetësime që vijnë edhe nga pjesë serioze e njerëzve profesionistë që hartuan ligjet e reformës dhe sot po shohin se në vend të ndërtimit të një shteti më të mirë, reforma po shkel ligjet që në nisje dhe ndodhet shumë larg asaj që kërkojnë ndërkombëtarët dhe shqiptarët.

Po bëhen tre vite nga fillimi i Reformës dhe nuk kemi gjykatë kushtetuese, as gjykatë të lartë dhe rrezikohemi që së shpejti të mos kemi as gjykatat e apelit. Kohajone

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...