S'i ndaloi katër policëve rrugorë, telefonon vetë 911-ën: Po për çfarë ju paguajmë ne ju, o çuna?!

Diel, 02 June 2019 11:21

Një 19-vjeçar amerikan në Florida që u arrestua më 5 maj, po akuzohet se ka ngarë makinën me shpejtësi, se ka ikur nga vendi, se ka keqpërdorur numrin 911 dhe se ka prishur provat, njoftojnë mediat vendase.

Në një moment kur policët i kërkuan Nicholas Jones të ndalonte makinën, ai ia mbathi. Mirëpo rreth  një orë më vonë, Jones i telefonoi çuditërisht numrit 911 të Policisë dhe i tha dispeçerit:

‘Unë dua di, se unë ... Unë ika nga një polic rreth 30 minuta apo 1 orë më parë! Unë isha ai tipi...! OK, po për çfarë ju paguajmë ne juve, o çuna?! Se unë kalova katër policë!

Dispeçeri s’ia përtoi: “Po çfarë do të thuash se ike nga polici?”

Jones e zgjati muhabetin: “ Unë dua të them që ai ndezi dritat dhe sirenat për mua dhe më ndoqi,  kur unë isha duke ecur me makinë, po unë bëra një rrotullim rreth tij dhe ika.”.

Dispeçeri: “OK, tani ti do të që ta shohësh  atë oficerin apo...Çfarë halli ke?!”

Jones: “Çështja është se ai  mbase po kërkon makinë time. Patjetër që e ka marrë edhe targën time, por unë kalova katër policë duke ngarë makinën! – u mburr ai. -  Kështu, që, çfarë bëni ju o djema?!”

Dispeçeri: “Ne kemi shumë punë, ka shumë njoftime, zotëri”.

Oficerët në këtë rast, patën mundësi ta gjurmonin Jones dhe ta gjenin, ndaj kur atij iu kërkua pse iku kur e ndaluan, ai nënqeshi, po nuk u përgjigj.

“Ai polici nuk kishte të drejtë të më ndalonte mua, ‘ i tha Jones policëve. “Unë e pashë atë që ndezi alarmin dhe sirenat dhe po synonte të më ndalonte, po unë s’desha të ndaloja.”

Modifikuar më Diel, 02 June 2019 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...