Dua Lipa ndahet nga i dashuri

E Enjte, 06 June 2019 20:10

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po korr vetëm suksese në karrierën e saj, por me sa duket nuk po ndodh e njëjta gjë në jetën e saj personale.

Mediat e huaja kanë raportuar se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj, Isaac Carew.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ata ndahen.

Dua dhe Isaac ishin ndarë edhe më herët por u ribashkuar 18  muaj më parë, duke i dhënë lidhjes së tyre një  tjetër mundësi.

Me sa duket angazhimet e shumta të tyre, e sidomos të këngëtares shqiptare, e kanë vështirësuar raportin e tyre.

‘The Sun’ ka zbuluar se arsyeja e ndarjes është largësia dhe angazhimet e shumta që çifti ka në punë.

“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”., kanë treguar burime pranë çiftit që gjithashtu kanë konfirmuar se ata janë përpjekur shumë për ta mbajtur lidhjen e tyre por ka qenë e kotë.

Ndonëse të dy i kanë ende fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale, Isaac nuk e ndjek më këngëtaren në Instagram.

Isaac ka publikuar një fotografi që prezantonte emocionet e tij në Instagram Story, një djalosh duke vuajtur dhe një zemër të ndarë në dysh që na bën të kuptojmë që ai është ndarë nga Dua gjithashtu është dhe i lënduar, por më pas e ka fshirë foton./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...