REZOLUTË | Ne, Bandat e Durrësit, Shijakut, Sukthit, Fushkrujës dhe Krujës deklarojmë…

Tuesday, 11 June 2019 15:29

REZOLUTË* -for immediate release

Perfaqesuese demokratike te sektorit, me mbulim 100% te territorit te qarkut si dhe nyjeve kryesore te trafiqeve me rruge tokesore, detare dhe ajrore;

Te bindur se shprehim mendimin e bandave partnere ne te gjitha qarqet e tjera, por nese ato nuk kane te njejtin mendim me ne, i lajme hesapet me vone;

Te organizuara me qellim perdorimin e lidhjes sone ne organizata per te intimiduar te tretet me qellim perfitimin ekonomik nga licencat, lejet, koncensionet, tenderat, pronat publike apo cdo aktivitet tjeter ekonomik fitimprures, si dhe per te siguruar vota dhe fituar zgjedhjet per Partine Socialiste dhe aleatet e saj;

Duke falenderuar drejtuesit vendore ne qark dhe vecanerisht Kryeministrin (e pacim sa malet) per gjithe hapesiren qe na lejon duke mos na vene pas policine dhe duke na ofruar marreveshje per shkembim te perfitimeve ekonomike ‎kundrejt votave;

Te organizuar ne ate qe e quajme Komisioni, sipas modelit te homologeve tane siciliane, i cili koordinon mbarevajtjen e puneve te Bandave tona, ‎me qellim shmangien e mbivendosjes se interesave dhe operacioneve tona per te shmangur vellavrasjen mes pjestareve te organizatave tona;

Duke mbeshtetur plotesisht deklaratat e Kryeministrit, shprehim shqetesimin tone te madh per vonesen e reformes ne drejtesi, bllokimin e saj ne opozita dhe mosngritjen e SPAK ku synojme me ndihme te Kryeministrit te fusim njerezit tane sic na e ka mundesuar me parlamentin, bashkite dhe organe te tjera ku ka pushtet me para;

Shprehim me force denimin e tone per aktin antikushtetues te Presidentit per anulimin e dates se zgjedhjeve (u bo a‎i!);

Te indinjuar per nderhyrjen e tij brutale duke na nderprere kontratat tona me qeveritaret socialiste te shkembimit te votave per perfitime ekonomike me;

Mbeshtesim plotesisht veprimin e KQZ per konstatimin nul te dekretit te Presidentit;

Mbeshtesim pa rezerva Parlamentin ne proceduren e shkarkimit te Presidentit, duke siguruar se i kemi dhene udhezime te prera perfaqesuesve tane ne Parlament per te votuar pro shkarkimit, duke u angazhuar te lobojme edhe prane bandave te tjera ne qarqet e tjera te bejne te njejten gje, ‎si dhe duke u angazhuar te bindim me metodat tona keta zevendesuesit e opozites, perfshire presionin, rryshfetin apo edhe kontrollin e sekretit te votes per te cilin kemi zhvilluar metoda speciale;

Se fundi, garantojme qe zgjedhjet do te zhvillohen me 30 qershor sic e ka shpallur me VKM Kryeministri Edi Rama‎, me nje rezultat spektakolar per te dhe bindes per Lali Erin, Griselden, Romanen, Francesken si dhe miqte tane evropiane.

Falenderojme avokatin (emrin nuk po e vejme per arsye te ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale) per hartimin e kesaj rezolute se ne nuk ia themi letrave. Faktor.al

Durres, 11.06.2019
https://www.faktor.al/wp-content/uploads/2019/06/rama-me-shoke-770x439_c-300x171.jpg 300w, https://www.faktor.al/wp-content/uploads/2019/06/rama-me-shoke-770x439_c-768x438.jpg 768w" sizes="(max-width: 770px) 100vw, 770px" style="box-sizing: border-box; user-select: auto !important; border: 0px; vertical-align: middle; margin: 0px; padding: 0px; outline: 0px; font-size: 16px; background: transparent; height: auto; max-width: 100%;">

Modifikuar më Tuesday, 11 June 2019 15:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...