Rama i kërcënon me banditë, por Bashkitë janë të detyruara të zbatojnë ligjin deri në një dekret të Presidentit për datën e zgjedhjeve

Saturday, 15 June 2019 17:59

Bashkitë që deri më tani i kanë kërkuar KQZ-së që të mos zaptojë ambientet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve që ato kanë nën administrim, janë brenda ligjit dhe konkretisht ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Rama ka kërcënuar hapur bashkitë që kërkojnë të respektojnë dekretin e Presidentit të Republikës që ka anuluar 30 qershorin si datë e zgjedhjeve lokale, duke përdorur edhe pushtetin mbi Prokurorinë që e ka siguruar me Arta Markun.

Madje Rama u ka turrur bashkiakëve të djathtë edhe policinë të cilën po e keqpërdor në funksion të plotësimit të egos së tij për të bërë zgjedhje moniste në këtë vend.

Sot, në një deklaratë për mediat, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dha alarmin se çakejtë, njerëzit e bandave, prezantohen si prokurorë dhe kërcënojnë punonjësit e administratës që ligji i ngarkon me zbatimin e punës së tyre.

Këta banditë janë të frymëzuar nga deklaratat publike të Ramës. Por në mungesë të një date zgjedhjesh me dekret nga Presidenti i Republikës, kry bashkiakët janë të detyruar të respektojnë ligjin. Pak ditë më parë detyrën e zbatimit të ligjit e kërkoi edhe Presidenca kur tha se këshillat bashkiakë do të ushtrojnë funksionin e tyre deri në formimin e këshillave të rinj. Po ashtu Presidenca tha edhe se kryetarët aktualë do të vazhdojnë detyrën deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këshilli në Shkodër, PD: Cirk i një qeverie të paligjshme, pushtet që s'ka për ta gëzuar!

Politikë

Këshilli në Shkodër, PD: Cirk i një qeverie të paligjshme, pushtet që s'ka për ta gëzuar!

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD dha një deklaratë për mediat pas protestës që u zhvillua sot në Shkodër, ku qeveria konstituoi dhunshëm kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve...

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Politikë

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Një karikaturë e Kosta Rakës,  cila tregon situatën ekonomike në vend, është bërë hit në rrjete sociale. Në këtë karikaturë, shihet kryeministri Edi Rama që në shpinë mban çantën e...

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Aktualitet

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Dy turiste janë zhdukur në Alpet shqiptare. Që prej datës 13 gusht nuk ka asnjë informacion në lidhje me një turiste gjermane dhe një polake. Shoqatat bjeshkatare të Kosovës dhe Shqipërisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!