Presidenti Meta takon ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy

Saturday, 22 June 2019 12:12

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-Presidentin e Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Gjatë takimit, President ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Franca ka dhënë për Shqipërinë.

“Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. Mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”,- deklaroi kreu i shtetit gjatë takimit me Sarkozy.

“Kënaqësi të takoja sot ish-Presidentin e Republikës së Francës, z.Nicolas Sarkozy.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca.”,- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.

Ish-presidenti i Francës u takua dhe me kryeministrin Edi Rama.

 

Modifikuar më Saturday, 22 June 2019 14:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...