‘Lufta’ në Kavajë / Njëri nga autorët tregon si nisi sherri: Shkuam për sqarim, ata…

Premte, 05 July 2019 21:24

Shkon në pesë numri i të arrestuarve për përplasjen me armë zjarri mesditën e djeshme në qytetin e Kavajës, ku mbeti i vdekur një kalimtar i rastësishëm dhe u plagosën 7 të tjerë mes tyre 4 pjesëtarë të 2 grupeve, por edhe 2 persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen (njëri nuk është identifikuar ende), ndërkohë që është shpallur në kërkim Denis Aliu.

Pesë të arrestuarit janë; Marjus Aliu, Ardian Dedej (i dënuar më parë) dhe Eraldo Hyka, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën pasi u plagosën nga shkëmbimi i zjarrit dhe Qazim Merkaj  e Agron Kollçaku, ky i fundit për moskallëzim krimi.

Tre të plagosurit e tjerë nga ngjarja janë, Rustem Dedej, që është vëllai i Ardian Dedejt për të cilin nuk është ngritur asnjë akuzë dhe Arben Ajdini e Sali Mekja, por që nuk kanë lidhje, pasi po qëndronin në lokalin e tyre kur i kapën plumbat. Në kërkim vijon që të jetë Denis Aliu, që u përfshi në ngjarje. Ndërkohë që Elio Hyka, që është vëllai i Eraldo Hykës është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen sipas policisë.

Pse më sheh, çfarë shikon? Kështu nisi konflikti para dy ditësh, pra mbrëmjen e së mërkurës mes Eraldo Hykës dhe Ardian Dedejt me Denis Aliun jashtë ambienteve të një marketi në qendër të qytetit. Denis Aliu qëlloi me grusht Ardian Dedejn dhe shau Eraldo Hykën. Por për shkak se bashkëshortja e Dedejt dhe fëmijët kanë qenë brenda në market, sherri është mbyllur aty për aty. Vetëm një ditë më pas, një orë para se të ndodhte ngjarja, po në qendër të qytetit, Eraldo Hyka gjuan me grusht Denis Aliun.

E ndërsa pas kësaj, dy vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu shkojnë tek lokali i Dedejve për t’u sqaruar, por aty konfliktohen sërish me Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja, duke çuar deri në përdorimin e armëve. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka zbardhur dëshminë e Marjus Aliut pas arrestimit. Ai është shprehur se ‘shkuam për t’u sqaruar për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por ata na shanë prapë‘. Në përplasen me armë mes vëllezërve Hyka dhe Dedej nga njëra anë dhe Aliu nga krahu tjetër është përfshirë edhe Qazim Merkja, që u arrestua.

Nga shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve gjeti vdekjen e menjëhershme kalimtari i rastësishëm që sapo kishte dalë nga furra e bukës Ramazan Hasalliu 52 vjeç banues në Kavajë. Vijojnë hetimet për të zbardhur se nga cila armë u qitën plumbat që kapën kalimtarin e rastësishëm Ramazan Hasalliu 55-vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohen Marjus Aliu dhe Eraldo Hyka. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, të cilat janë përdorur nga autorët e dyshuar, aparate celularë, fishekë luftarakë si dhe një sere provash te tjera, të cilat janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Të arrestuar nga ngjarja e djeshme në Kavajë dhe akuzat
Marjus Aliu 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Ardian Dedej 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Eraldo Hyka 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Qazim Merkaj 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Agron Kollçaku 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në kërkim;
Denis Aliu 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjashtë nga shtatë të plagosurit nga shkëmbimi i zjarrit;
Marjus Aliu– I arrestuar në spital
Ardian Dedej– I arrestuar në spital
Eraldo Hyka– I arrestuar në spital
Rustem Dedej-Vëllai i Ardian Dedejt
Sali Mekja-Nuk ka lidhje me ngjarjen
Arben Ajdini-Nuk ka lidhje me ngjarjen

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...