"Na solli fat", tifozët e Celtic FC mësyjnë Twitter-in e Metës me “like & share”

E mërkurë, 10 July 2019 19:02

Tifozët skocezë të Celtic kanë “mësyrë” profilin zyrtar në rrjetin social “Twitter” të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, pasi e kanë cilësuar fatsjellës takimin me të në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës pak orë para ndeshjes FK Sarajevë-Celtic. 

Kreu i shtetit shqiptar pati një takim rastësor, por mjaft të ngrohtë dhe të përzemërt me tifozët skocezë në rrugët e Sarajevës në orët para sfidës. I entuziazmuar nga kjo atmosferë Ilir Meta nuk nguroi të postonte një video në profilin e tij në “Twitter”, teksa këndonte me skocezët duke e shoqëruar me statusin: “Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme sot (dje) në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League. Nuk mungoi një shëndet për RudiVata, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC”. 

Skuadra e famshme skoceze mori një fitore të vyer mbrëmë në transfertën e Sarajevës me rezultatin 3-1 dhe pas triumfit të shumtë kanë qenë tifozët skocezë të cilët kanë nxituar të falënderojnë Presidentin Meta në “Twitter” për urimin, teksa e kanë cilësuar fatsjellës takimin me të.

Në postimin në fjalë vihet re një numër i madh pëlqimesh (1111 deri tani) dhe shpërndarje të videos (200 deri tani), që aktualisht ka rreth 30 mijë shikime. Madje, ka pasur edhe një rritje të ndjekësve të Metës në “Twitter”. Kuptohet që pjesa dërrmuese e këtyre reagimeve vinin nga Skocia.

Gjithashtu edhe media zyrtare e klubit skocez të Celtic-ut i ka bërë jehonë ngjarjes së ditës së djeshme ku Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ndarë disa momente argëtuese me tifozët e Celtic të cilët kishin udhëtuar në Bosnjë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

Uebsajti zyrtar “Celtsarehere.com” i tifozëve të Celtic e ka cilësuar si ditë surprizuese dhe të shkëlqyr atë të djeshmen, ku Presidenti po u fliste atyre për ish-futbollistin e Celtic FC dhe shokun e tij shqiptar, Rudi Vata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...