KLP e Ibrahimit si mekanizëm i shkatërrimit te SPAK

Premte, 12 July 2019 16:51

Në garë për SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë seancat e pyetjeve sot me prokurorët e radhës në listë, të njohur edhe si pjesë e grupet të hetimor të shumë dosjeve të nxehta.

Në pyetje u morën sot prokurorët: Dritan Prençi, Ndini Tavani, Vladimir Mara dhe Maksim Sota.

 

Ndini Tavani mban aktualisht detyrën e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë AntiKorrupsion në Tiranë. Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. Konkretisht Prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së bankës ku ishte aksioner Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë. Po kështu ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë.

Ndini Tavani
Ndini Tavani

Pyetjet për te lidhen me cilësitë që do te sjell prokurori Tavani ne SPAK, çfarë do te thotë SPAK ne botëkuptimin e tij juridik dhe njerëzor. Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pyeti prokurorin Tavani se cila “është qasja juaj organizative e pare kur merrni ne dore një dosje?”.

Vladimir Mara prezantoi para KLP aktivitetin e tij profesional nder vite dhe disa nga çështjet më të spikatura qe ka patur ne hetim: Goditje e grupeve kriminale si grupin e Tepelenës, dosja 339 me 74 personat nën hetim, sekuestrim sasie te madhe narkotikësh heroine në Kosove, bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit organizuar duke përdorur metodat speciale te hetimit.

Vladimir Mara
Vladimir Mara

Prokuror Mara është pyetur për afatin e zgjatjes se një çështje nga ato që ai ka hetuar, çfarë bën për te mbajtur mendjen te shëndoshe duke pasur parasysh presioni dhe stresin gjatë punës.

Ai ka paraqitur për vlerësim dosjet qe kanë mbaruar duke thënë se “secila prej tyre ka specifiken e një dosje te ardhshme e SPAK  dhe aktualisht kam 12 dosje ne hetim”. Ai ka hetuar shume zyrtarë te larte shtetërore nga ish-ministra, ish-deputet etj.

Mara u përgjigj këshillit për rastin e vitit 2016, sekuestrim i sasisë se madhe prej 4 tone narkotikesh ne Vlore kur është akuzuar mediatikisht për filmimin e aksionit të policisë. “Nuk kam qenë fare prezent në vendngjarjen dhe kam lajmëruar për dekonspirim duke kërkuar një hetim për personat që morën pjese ne aksionin e policisë. Ne ketë rast media ka qene e përdorur dhe kam kërkuar që PP të bënte një sqarim publik”.

Si e keni menaxhuar dhe si ka ndikuar ne punën tuaj çdo emërim dhe transferim qe keni pasur në punën tuaj, ka qenë një tjetër pyetje për të cilën ai u përgjigj: Ne çdo vend qe kam punuar kam sjelle eksperiencën dhe jam përpjekur te bej më të mirën ne respekt te profesionit tim.

Dritan Prençi prezanton 9 vitet e tij ne Prokurorinë e Tropojës dhe 5 vite si Drejtues e Prokurorisë se Kukësit. Aktualisht është i komanduar tek Prokuroria e Krimeve te Renda. Ai ka dhënë dënime me burgime te përjetshme për Jaho Mulosmanin dhe dënim me burg për 2 anëtarë të familjes Haklaj.

Dritan Prençi
Dritan Prençi

“Përfaqësoj në gjykate aktualisht 2 çështje me zyrtare te larte ne hetim, ish-ministrin e brendshëm, ish drejtorin e burgjeve akuzuar për korrupsion. Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato të duhura për të qenë pjesë e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çështje në hetim me më shume se 5 gjyqe në ditë”, ka thënë ai.

Pyetur nëse ka pasur ndonjë kërcenim real, ai ka thënë: “Po kam pasur për shkak te akuzës që ngrita ndaj tij. Unë i rezistova presionit dhe aktualisht përfaqësoj ne gjykate rastin e tij. Nuk do të luhatem ne vendimmarrjen time derisa veproj konfirmo ligjit”.

Modifikuar më Saturday, 13 July 2019 11:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...