Raporti i Bankës Botërore: Shqiptarët po ikin!

Hënë, 15 July 2019 22:11

Çdo 5 vjet do të largohen 40 mijë persona nga Shqipëria. Ky parashikim i Bankës Botërore bën me dije se në vitin 2050 nga vendi do të emigrojnë 280 mijë persona. Sociologët e lidhin këtë fenomen me pasigurinë e qytetarëve për të jetuar në vend.

Shqiptarët që duan të ikin janë më të shumtë se ata që duan të rikthehen në vend. Ky konstatim vjen nga parashikimi më i fundit i Bankës botërore, i cili nxjerr në pah se në çdo 5 vjet të ikin nga vendi rreth 40 mijë persona, duke e çuar numrin total të të larguarve në 280 mijë persona në vitin 2050. Sociologët e lidhin këtë fenomen me pasigurinë e qytetarëve për të jetuar në vend.

Muça: Të gjitha këto ndodhi ngjarje politike që ndodhin në vend, pothuajse shumicës së të rinjve i japin pasiguri. Pasiguri punësimi, pasiguri për të ardhmen, gjëra që janë të nevojshme për një të ri që sapo ka filluar të jetojë. Këto faktorë janë për të gjitha moshat.

Ariana Muça thotë se roli i shtetit duhet të jetë më aktiv në mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

Muça: Një vëmendje e qeverisë kundrejt pagave që aplikohen sot tek ata që marrin njerëz në punë, që do të thotë punëdhënësit çfarë pagash aplikojnë. Në fakt qeveria ka një tavan ka dhe një dysheme të pagave, por që nuk respektohen. Ne kemi të rinj që punojnë dhe marrin një pagë që është qesharake.

Vetëm një javë më parë OKB dha projeksionin alarmant për tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë në 1 milionë banorë në fund të shekullit.

Modifikuar më Hënë, 15 July 2019 21:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...