VIDEO/Historia e trishtë e një nëne që prej 5 vitesh kërkon fëmijët e larguar drejt Sirisë

E mërkurë, 31 July 2019 21:43

Një nënë nga Tirana ka mbi pesë vjet që po mundohet t’i kthejë dy fëmijë e saj nga Siria. Në vitin 2014, burri i saj mori vajzën dhe djalin dhe shkoi në Siri për të luftuar në krah të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Mi mori fëmijët, më tha do iki për në Mal të Zi. Kur erdhi kunati më tha të ka lënë një letër që ka ikur për Siri. Unë jam një nënë e vuajtur qe pesë vjet. Unë dhe fëmijët e mi. Ata edhe me babanë kanë qëndruar shumë pak. Ai u vra” ka thënë ajo për Radio Evropa e Lirë.

Bashkëshorti Shkëlzeni u vra më 27 janar 2014 pak muaj pasi shkoi në Siri dhe luftoi në krah grupit militant të shtetit islamik.
Vajza ishte 8 vjeçe dhe djali 5 vjeç.

Në Siri fëmijët tani kanë emra arabë dhe kërkohen nga Interpoli

“Po si çdo nënë, siç thonë ku rrinë fëmijët, të rrijë edhe nëna. Mendja është gjithmonë atje pavarësisht që u bënë pesë vjet këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua, tjetërkush nuk e beson. Tani vajza është 14 vjeçe, çuni është 12, shumë të vegjel”

Pas vrasjes fëmijët mbetën vetëm dhe tek ta shkoi më pas gjyshja e tyre. Ata jetojnë në kampin al-Hol në Siri.

“Të keni durim ju dhe ne. Kemi qëndruar qe gjashtë vjet këtu në luftë, tani jemi rehatuar pak a shumë me ushqime dhe veshmbathje. Mos na e keni gajlen, kur të ikin të gjithë shqiptarët, edhe ne me shqiptarët bashkë”, thotë gjyshja e fëmijëve në një video.


Daja i fëmijëve, Xhetan Ndregjoni, ka bërë shumë kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që t’i ndihmojnë në kthimin e mbesës dhe nipit. Mbesa i shkruan shumë shpesh dajës së saj.

“Kemi mesazhe të pafund të vajzës që çdo ditë thotë: o daja, o daja, çka po bëhet? Kur po vjen shteti të na marrë? A po vjen ambasada të interesohet për ne? Kërkesa të tilla thotë për t’u bashkuar me motrën dhe me nënën e vet. Edhe njëkohësisht edhe me ne, me fëmijët tonë, të rriten bashkë. Janë lot të përditshëm këta. Më ka rënë të udhëtoj 200 deri 300 kilomtra në ditë, meditoj, kujtoj fëmijët, derisa e ndjej vetën të pafuqishëm për të ecur, hap krahun, ngopem, vazhdoj rrugën”, thotë ai me lot në sy.

Ndër të tjera ai fajson institucionet për këtë ngjarje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...