Intervista/ Demokracia e rrugës ka infektuar Kinën e Rusinë, Evropa Lindore dhe Perëndimore duhet të marrin shembull

E Enjte, 15 August 2019 11:48

Në një intervistë të veçantë për “La Repubblica”-n italiane, komentatori dhe eseisti Gideon Rachman, fitues i disa çmimeve në gazetari, ka një këndvështrim interesant mbi faktin nëse autokracia po fiton mbi liberalizmin (të cilin ai në njëfarë mënyre e identifikon edhe me demokracinë). Ai flet për vështirësitë që kanë diktatorët e Kinës dhe Rusisë për të ndalur protestat e Hong-Kongut dhe ato të shesheve qendrore të Moskës. Duke mos pasur mundësi të përdorin dhunën në shkallë masive, ai i klasifikon këto tip regjimesh, si demokraci-fasadë, prandaj edhe si regjime të dështuara, të pamundura të imponojnë agjedën e tyre iliberale dhe prandaj të pafuqishme ndaj protestave.

Pavarësisht se intervista endet edhe në teza të agjendës liberale të ditës në Perëndim, si qëndrimet e presidentit Trump apo Legës në Itali, intervista na kujton shembullin se si një demokraci hibride si e jona, s’ka asnjë mundësi t’i dalë përballë një vale protestash në rrugë, si ajo që opozita dhe shoqëria civile kanë shpallur se do të nisin në vjeshtë. 

Ilir Nikolla

Rachman: “Putin gabon, ja pse liberalizmi i rrugës ka infektuar edhe Kinën, edhe Rusinë”/Ndoshta Perëndimi e ka para hundës së vet modelin se si duhet t’i përgjigjet sfidës dyshe të autokracive të Rusisë dhe Kinës, apo edhe sfidave të populizmit në vetë gjirin e tij: “Liberalizmi i rrugës”. Ky është shembulli i guximshëm që po na përcjellin protestat e Moskës dhe Hong-Kongut. Kjo është teza e Gideon Rachman-it, komentator i çështjeve ndërkombëtare në Financial Times dhe eseist, i cili na thotë se nëse ka ndonjë gjë duhet të bëjë demokracia liberale sot është të ketë edhe më shumë besim tek vetvetja.

Pra liberalizmi, i perënduar për Putinin, sipas intervistës së dhënë FT-së, është gjallë dhe po gjallon rrugëve?

Këtu më çojnë përfundimet e udhëtimit që sapo kreva në Moskë e Hong-Kong. Gjendja në të dyja vendet është e ndryshme, por në ka një fill që i bashkon, ajo është vendosmëria e një pjese të popullit, veçanërisht e të rinjve, që të ndeshen për lirinë dhe demokracinë. Të bën përshtypje kur sheh dy nga fuqitë më të mëdha autokratike të tokës të përballen me të njëjtin problem, të gjejnë mënyrën si të përballen me një protestë e cila s’di të ndalet.

Kremlini kundërpërgjigjet se edhe në Francë ka protesta të gjata, si ajo e jelekverdhëve...

Veçse Makroni e përballoi duke u endur qytet më qytet, duke takuar protestues e duke dëgjuar arsyetimet e tyre. Është fort e vështirë të imagjinoj Putinin apo xi Jinping-un të bëjnë të njëjtën gjë.

Po që të dy kanë mënyra të tjera për të mposhtur manifestimet: forcën.

Në fakt në të shkuarën s’janë druajtur ta përdorin e rrezik mund ta bëjnë sërish. Po prapëseprapë, liberalizmi që pashë rrugëve i ngjante një etheje që mund të shuhet për njëfarë kohe, por që sërish kthehet e djeg edhe më fort. Pra me fjalë të tjera, autokratët mund t’i eliminojnë për njëfarë kohe simptomat, por s’duket se janë në gjendje ta zhdukin krejtësisht sëmundjen.

Në epokën e Luftës së Ftohtë ia dilnin për bukuri. Pse tani po bëhet më e vështirë?

Është e pamundur, sepse gjysëmdemokracia nuk funksionon. Për një diktaturë të plotë s’ka skrupuj në përdorjen e represionit, por për një vend që do të ruajë njëfarë legjitimiteti ndërkombëtar, është shumë më e ndërlikuar. Të jesh gjysëmdemokratik është pak a shumë si të jesh “pak me barrë”. Pra, është e pamundur.

Kjo do të thotë se s’mund të bëhesh pjesë e globalizimit nëse nuk “infektohesh” disi nga demokracia?

Fiks kështu. Hong-Kongu përfaqëson sot vetëm 3 përqind të ekonomisë kineze, por është vendi ku mjaft kompani do të donin të firmosnin kontratat e tyre shumëmilionëshe, pasi është vendi ku ka më tepër besim tek drejtësia, ku mund të kuotohen në bursë e rrjedhimisht do të kihet më shumë kontroll tek procesi, dhe ku mund të ruajnë kapitalet, meqë aty valuta është lirisht e shkëmbyeshme. Të njëjtat motive vlejnë edhe për Rusinë, e cila është nën darën e sanksioneve ekonomike. S’mund të integrohesh në sistemin global, politik apo edhe vetëm ekonomik në daç, nëse nuk respekton disa vlera.

Një kolegu juaj i Financial Times shkon edhe më tej teksa shkruan se po jepen sinjale të krizës e të iliberalizmit edhe tek ne, të paktën në Evropën Lindore, ku ka sinjale të tilla në Rumani, Çeki e Sllovaki.

Përballjet në këto vende janë sinjale inkurajuese. Kur shfaqen tendenca iliberale nacional-populiste, veçanërisht në Hungari e Poloni, dhe kur del mbi ujë korrupsioni, kufizimi i lirisë së shprehjes dhe presioni politik mbi drejtësinë, opinioni publik nuk e pranon dhe ngrihet. Është një shenjë e vitalitetit të demokracisë liberale.

Gjithsesi, demokracia liberale nuk duket se gëzon shëndet të plotë.

Liberalizmi nuk është një projekt i përkryer, por mbetet I përmirësueshëm. Kriza financiare e 2008-s për shembull nxori në dritë tepritë e liberalizmit në ekonomi. Imigracioni është një tjetër çështje e pazgjidhur e demokracisë liberale, duke ushqyer kështu edhe lojën populiste të Trump në Amerikë e të Salvinit në Itali. Meqë ra fjala, në udhëtimin tim në Moskë takova një eksponent të nacionalizmit rus, i cili s’pushoi së më shfaquri admirimin e tij për liderin e Legës.

Në ç’ drejtim mund të përmirësohet liberalizmi?

Forca e demokracisë liberale qëndron në aftësinë për të përthithur tezat e atyre që e kritikojnë, duke shmangur rënien në populizëm, pra pa vënë një grup kundër një tjetri, çka sjell urrejtje etnike apo sociale.

Ç’ mund të bëjë liberalizmi që të mposhtë populizmin?

Të marrë shembull nga ç’po ndodh në Hong-Kong e Moskë dhe të ketë besim tek modeli që përfaqëson. Njerëzit janë të gatshëm që të ngrihen në mbrojtje të lirisë. Tashmë këtë e dinë edhe rusët, edhe kinezët, s’ka pse të mos e dimë edhe ne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...