Meta me Thaçin e Haradinajn në Rahovec: Të rriten shkëmbimet mes Shqipërisë e Kosovës

Premte, 16 August 2019 15:27

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot edicionin e 18-të të “Festës së Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019”, duke vlerësuar këtë kulturë bujqësore me synim promovimin e turizmit dhe të vlerave të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, Presidenti Meta në fjalën e Tij të rastit theksoi ndër të tjera se Shqipëria dhe Kosova duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje investimeve dhe bizëve që përfaqësojnë shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

Nuk mund të mos isha sot këtu në këtë festë për tri arsye: E para sepse kur kam ardhur me Ambasadorin Minxhozi dhe kemi vizituar fabrikën ‘Stone Castle’ kam ngelur vërtet me shumë përshtypje nga ky potencial i jashtëzakonshëm që ka Kosova, por jo vetëm ajo, por i gjithë rajoni ynë. Së dyti, sepse unë jam nga krahina e Skraparit, që nuk shquhet për verë si Rahoveci, por që mban vendin e parë për raki të fortë në Shqipëri. Kjo festë nuk është vetëm gëzim, por mbi të gjitha është begati, pasi vreshtaria është një nga burimet kryesore të jetesës, së punës e të begatisë për të gjithë bashkësinë tuaj. Së treti, sepse ne të gjithë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mbështetjes së prodhimit vendas dhe në mënyrë të veçantë prodhuesve të verës, të cilët meritojnë një mirënjohje të jashtëzakonshme sepse me shumë profesionalizëm kanë arritur të hyjnë në tregun ndërkombëtar të verës, ku konkurrenca është shumë e fortë”,- tha kreu i shtetit shqiptar.

Presidenti Meta u shpreh se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të rriten më tej shkëmbimet ekonomike. “Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje tepër të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaft e famshme në tregjet ndërkombëtare.  Jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri po zë hapësira gjithnjë e më të merituara dhe sigurisht që kjo është kënaqësia, që do doja ta ndaja së bashku me të gjithë ju sot. Shpresoj që edhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit”,- tha Presidenti.

Kreu i shtetit shtoi se “ne duhet të mësojmë shumë nga njëri-tjetri! Sidomos Shqipëria shumë më tepër nga Kosova dhe anasjelltas, sepse na takon të vëmë në lëvizje të gjitha ato potenciale që kanë vendet tona, e sidomos ato që ka Shqipëria në fushën e bujqësisë, por edhe në atë të turizmit.  Edhe njëherë suksese! Prodhime të mbara! Mbarësi dhe begati për të gjithë bashkësinë tuaj!”.

Meta-Haradinaj-1.jpegMeta-Rahpovec-1.jpegMeta-Rahpovec-2.jpegMeta-Rahpovec-4.jpegmeta-thaci.jpeg

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...