Dy herë i dënuar, precedentët e Mihal Kokëdhimës me drejtësinë shqiptare

Tuesday, 20 August 2019 16:35

Pronari i restorantit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti me familjen e turistëve spanjollë, Mihal Kokëdhima, është dënuar dy herë nga drejtësia shqiptare.

Në vitin 2015 ai është proceduar për vjedhje të energjisë elektrike, por në fund të procesit gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me tre muaj heqje lirie dhe lënien e të pandehurit në liri me kusht për 18 muaj.

Një vit më pas ky vendim është shuar nga Gjykata e Apelit Vlorë në zbatim të ligjit për amnistinë të miratuar nga parlamenti.

Vendimi tjetër i dhënë nga gjykata ndaj Mihal Kokëdhimës lidhet pikërisht me restorantin ku ndodhi incidenti me turistët spanjollë.

Në vendim thuhet se Mihal Kokëdhima administronte lokalin pa norma në vendin e quajtur Porto Palermo në Himarë.

Me datën 26 qershor 2017, oficerët të policisë gjyqësore të stacionit të policisë Himarë janë njoftuar se në afërsi të këtij lokali po kryhej një ndërtim pa leje.

Ata kanë konstatuar në anën veriore të lokalit ndërtimin e një muri me material guri me gjatë 11 m, gjerësi 50 cm dhe lartësi 70 cm.

Në vendin ku po ndërtohej ky mur janë gjetur dy punëtorë që kanë deklaruar se janë punësuar nga ana e shtetasit Mihal Kokëdhima për ndërtimin e murit.

Në vijim ata kanë shpjeguar se e kanë pyetur punëdhënësin nëse ka marrë leje për kryerjen e një ndërtimi të tillë dhe ai u kishte shpjeguar se nuk duhej të shqetësoheshin pasi kishte marrë leje.

Ata kanë rënë dakord në lidhje me pagesën që do të kryhej në fund të punës, por i pyetur rreth kësaj ngjarje Mihal Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka marrë leje por murin po e ndërtonte për të penguar kalimin e bagëtive.

Gjykata e Vlorës e ka dënuar Kokëdhimën me 8 muaj burg për këtë vepër penale por më pas e ka pezulluar dënimin e tij duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...