VIDEO/ U kap! Ky është hajduti që bënte namin në shtëpitë e durrsakëve, natën

Premte, 23 August 2019 14:39

Policia e Durrësit, falë bashkëpunimit me qytetarët, ka arrestuar një hajdut, që gjatë natës vidhte banesa në qytetin e Durrësit. Ai është  D.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Më datë 23 gusht.2019, ai  është kapur në flagrance në lagjen Nr.15 Durrës, në tentativë për të vjedhur banesën e A.S, si dhe po gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kishte vjedhur në banesën e M.Q., dy telefona celularë dhe vlera monetare.

Pas një pune profesionale dhe hetimore nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, dyshohet se D.T., gjatë dy muajve të fundit ka realizuar edhe disa vjedhje të tjera banesash në periferi të qytetit të Durrësit. Ai gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë.

Konkretisht:

• Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.

• Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.

• Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.

• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.

• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.

• Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.

• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.

• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale telefona celularë dhe vlera monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale"Vjedhja".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...