Vdes një 20-vjeçar në Bulqizë, pas sherrit me thika

E Enjte, 05 September 2019 10:29

Bulqiza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr banal i ka marrë jetën një 20-vjeçari pasi u godit me thikë. Krimi ndodhi në qendër të qytetit.

Gazetari Enver Doçi raporton se pasi janë konfliktuar verbalisht, autori i dyshuar, 22-vjeçari Fatjon Keta, ka nxjerrë thikën dhe më pas ka goditur të riun, Arlind Pasha. Ky i fundit ka humbur jetën rrugës për në spital.

Pak pas ngjarjes, Keta është larguar nga vendi i krimit, ndërsa pas i është vënë policia. Po ashtu “BalkanWeb” mëson se autori dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Policia po punon për kapjen e tij si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.”, thuhet ne njoftimin e policise.

Modifikuar më E Enjte, 05 September 2019 10:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...