‘Turp i madh për Shqipërinë që Komisioni i Venecias vjen nesër të diskutojë shkarkimin e Presidentit’

Hënë, 09 September 2019 18:27

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha e ka cilësuar si një turp të madh për Shqipërinë, mbërritjen e Komisionit të Venezias nesër në Tiranë, ku do të diskutohet kërkesa e maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta.

Nga studio e Ora Neës, Gjosha tha se në vend që të diskutohet për zgjidhjen e ngërçeve në vend, Komisioni i Venecias vjen të diskutojë për shkarkimin e Presidentit.

‘Përmendët faktin që Komisioni i Venecias vjen nesër. Për mua është një turp i madh për Shqipërinë, sepse në vend që ne të diskutojmë zgjidhjen e këtyre ngërçeve, tejkalimin e të gjithë krizës politike, institucionale që ka vendi, ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, ngritjes së Gjykatës së Lartë, se janë mijëra çështje që presin duke shkelur kështu edhe të drejtat e njeriut, për të pasur një vendim për çështjet që ato mbartin mbi supe.

Ata kanë vite që qëndrojnë në dyert e Gjykatave shqiptare dhe sot e kësaj dite nuk shqyrtohen. Ky është problemi më i madh që ne sot kemi, për të diskutuar me Komisionin e Venecias që ka mbajtur edhe flamurin e Reformës në Drejtësi, apo të rekomandimeve që ato kanë dhënë.

Çfarë diskutojmë?

Diskutojmë me ta a do ta shkarkojmë Presidentin e Republikës apo jo. Një vend që kërkon të çelë negociatat, që ka çështje dhe sfida shumë herë më të mëdha, ekonomike në radhë të parë, pastaj të diskutojmë për gjithë pjesën tjetër të ngërçit apo krizës politike. Ne sot vihemi përballë një diskutimi nëse Presidenti i Republikës ka të drejtën të dekretojë, apo të nxjerrë një dekret që hedh poshtë dekretin e tij të parë, që është plotësisht në të drejtën e tij kushtetuese, pavarësisht interpretimeve politike.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...