Drogë nga Shqipëria në Itali, ja çfarë po ndodh me gjyqin e trafikantëve. Emrat

Hënë, 16 September 2019 15:45

ë Itali po zhvillohet procesi gjyqësor kundër 10 të pandehurve për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Prokuroria ka kërkuar dënim më të lartë për Gianfranco Contestabile, 50 vjeç, 14 vjet heqje lirie.

Contestabile rezulton se ka qenë kreu i grupit kriminal mafioz shqiptaro –italian që ka drejtuar grupimin e trafikantëve të lëndëve narkotike. Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar 8 vjet burg për Rosario Fioretti, 71 vjeç, i konsideruar krahu i djathtë i Contestabile, shkruajnë mediat italiane. Po tetë vjet burg janë kërkuar edhe për Luca Sabetta, 39 vjeç, dhe për Andrea Esposito, 54 vjeç të dy nga Brindizi.

Ndërsa, prokuroria ka kërkuar dënimin me 7 vjet burg për Shefik Musho, 34 vjeç, lindur në Shqipëri dhe banues në Arezzo. Janë kërkuar dënime më të ulëta për disa italianë të tjerë të dyshuar të përfshirë në trafik droge. Prokurori ka kërkuar dënim me 2 vjet e 10 muaj burgim edhe për 2 shqiptarët Leonard Bufi, 36 vjeç, dhe Emilian Bufi, 31 vjeç.

Sipas prokurorëve Guglielmo Cataldi dhe Valeria Farina Valaori, drejtues të dosjes së hetimit të quajtur Griko, një rol udhëheqës kishte Gianfranco Contestabile nga Brindisi i cili do të “drejtonte dhe organizonte shoqatën për transportin e marijuanës nga deti drejt territorit italian, duke bashkëpunuar me shqiptarët.

Rol kryesor në trafik droge kishin edhe italianët e tjerë, të cilët merreshin drejtpërdrejtë me “organizimin e punës”, kurse lëndën narkotike e sillte nga Shqipëria shqiptarët Shefik Muho dhe vëllezërit Emilian dhe Leonard Bufi. Këta të fundit ishin furnitorë drejtpërdrejtë të drogës nga Shqipëria.

Arrestimet datojnë më datë 30 qershor 2017, kur Guardia di Finanza kreu basitisje. Ata zbuluan një vilë plot me drogë në provincën San Vito dei Normanni-Latiano në mbrëmjen e 4 gushtit 2016: brenda kishte 70 kg marihuanë , plus një mitraloz lufte me 119 fishekë. Në atë rast, një shqiptar i quajtur Seli Dajo u arrestua në kushtet e flagrancës, pasi ruante lëndën narkotike, shkruan BW.

Përmes përgjimeve telefonike, policia italiane zbuloi rrjetin dhe arriti ta shkatërrojë atë. Janë sekuestruar gjithsej 386 kilogramë drogë, që vinin nga Shqipëria drejt Italisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...