Kushtet e Gjermanisë për negociatat/ Artan Fuga: Shqipëria nuk i përmbush as vitin tjetër

E mërkurë, 18 September 2019 18:45

10 kushtet që DW shprehet se Gjermania i ka vendosur Shqipërisë që ky shtet të japi mendimin pozitiv për të çelur negociatat e integrimit europian të Shqipërisë, janë kërkesa të drejta, të sakta, legjitime.

Por, ato nuk realizohen dot jo këtë tetor, por as në tetorin tjetër. Madje një pjesë prej tyre nuk janë strukturore por lidhen me zgjidhjen e konjukturave të caktuara.

Pra, askush nuk na siguron që konjuktura të tjera nuk do të krijohen edhe në të ardhmen për t’u vetëpenguar!

Iku kjo punë mesa duket. Gomari vrapon drejt karrotës, por karrota është varur te një shkop i lidhur te karroca që tërheq gomari.

Puna është duhet që Shqipëria të plotësojë këto kushte dhe pastaj të integrohet, apo të integrohet pastaj të plotësojë kushtet?

Nuk është historia e vezës me pulën.

Unë mendoj që Evropa e Bashkuar duhet ta pranojë Shqipërinë kështu sikurse është dhe duke e pasur brenda saj ta demokratizojë. Përndryshe më duket pothuajse e pamundur. Pothuajse! Sepse ata kujtojnë se në Shqipëri vendimmarrësit duan vërtetë ta integrojnë Shqipërinë në Evropën e Bashkuar!

Ku është prova e kësaj?

Llafet?

I merr era!

Duke kërkuar që Shqipëria të plotësojë kushtet pastaj të integrohet, të gjitha forcat antieuropianiste e kanë të lehtë.

Nuk i plotësojnë kushtet! U lamë!

Dhe janë rehat!

Shihni sa sipërmarrje shqiptare janë të lidhura me ato europiane!

Shihni sa delegacione kryeministrash evropiane vijnë në Shqipëri!

Shihni sa PPP u propozohen sipërmarrjeve evropianë!

Shihni sa grupe artistike, sa televizione, sa media, sa universitete të Evropës veprojnë në Shqipëri!

Dhe do të gjykoni!

Hiqni Italinë, ku ndikojnë fasonistët, dhe shihni tregtinë e jashtme të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian!

Për të qarë!

Evropa e Bashkuara kur vendos kushte i ve për politikanët, por penalizon edhe qytetarin.

Penalizon Shqipërinë!

Na bie në qafë neve!

Sa gabim e ka!!!

Pranonani kështu si jemi dhe ndihmonani!

Mos na lini në mes të rrugës!

Hiqeni nga mendja se ka siguri që klasa politike dëshiron vërtet integrimin europian, të paktën një pjesë e saj, sa majtas, sa djathtas, sa sipër, sa poshtë, veç llafeve dhe ca hapave për përfitime personale ka hequr dorë nga aspirata europiane e vendit!

Shqiptarët fluturojnë drejt Europës në emigrim, por Shqipëria si shtet pengohet ta bëjë këtë hap!

Nuk janë e njëjta gjë.

Mos ketë njeri iluzione!

Ky është realiteti!

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 18:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...