Drogë dhe municione, arrestohen 8 persona dhe 3 të tjerë shpallen në kërkim

E Enjte, 19 September 2019 14:07

Tetë persona janë arrestuar në Krujë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Ndërsa  është proceduar edhe kryeplaku i fshatit Gramëz.

Policia zhvilloi dy operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike, të koduar "Arrameras 3" dhe "Gramëz 2".

Të arrestuarit e operacionit "Arrameras 2" 

E. S., 32 vjeç, banues në Arramerras, Fushë - Krujë;

Y. S., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë - Krujë;

Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 50 vjeç , banues në Arrameras, Fushë - Krujë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm u konstatua se në në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 200 bimë Cannabis Sativa në banesat e shtetasve E. S., Y.S. dhe A.S., një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë model 7.62 mm, në banesën e shtetasit A. S", sqaron policia.

Të arrestuarit e operacionit "Gramza 2"

A. C., 26 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

R. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

Gj. C., 46 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

G. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

Gj. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

L. S., 50 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç, banues në Gramëz , Fushë - Krujë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 9 kg boçe Cannabis Sativa, 1 fishek model 56, kalibër 7.62 mm", thotë policia.

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" shtetasi Gj. L.,  53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

  
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...