Durrës/ “Mbijnë” kudo në qytet pikat e lojrave të fatit, shqetësohen banorët

Tuesday, 17 Prill 2018 14:51

Kudo nëpër qytetin e Durrësit  vihet re prania e lojrave të fatit dhe basteve sportive. Ato janë vendosur shumë pranë shkollave dhe për qytetarët e Durrësit kjo përbën një problem shqetësues. Nëpërmjet një kronike, Top Channel sjell problemet ku evidentohet prania e këtyre qendrave të basteve në vendet kryesore të qytetit dhe frikën e banorëve se mos fëmijët e tyre bien pre e ‘veseve të këqija’

Në një nga kryqëzimet fare pranë qendrës së qytetit të Durrësit, në lagjen Nr.4. Dy shkollat 9-vjeçare që ndodhen në dy anët e kryqëzimit të “Danubit”, kanë vetëm pak metra larg tyre një pikë lojërash fati dhe një bastesh sportive.

“Na shqetësojnë dhe kemi hall se do të na mësohen fëmijët. Është problem i madh ai. Pak kanë problem të tjera të mësojnë dhe këtë. S’dimë ç’të bëjmë dhe ne. Bastet duhet t’i shikojnë të tjerët”, thotë një prind.

“Kanë më shumë prirje të marrin veset e këqija. Ndikon te brezi I ri”, shprehet një tjetër.

Aksioni “Fundi i marrëzisë” që u mbështet gjerësisht 5 vite të shkuara në qytetin bregdetar, nuk i dha fund pranisë së pikave që nxisin vesin e kumarit pranë qendrave të banuara. Ne qytet vesi dhe varësia ndaj kumarit kanë shkatërruar mjaft familje

“Po ndahen nga familja, nga gruaja, nga fëmijët. Marrin rrogën e çojnë aty. I marrin lekë prindërve e shkojnë aty. Bastet në qytet duhet të eliminohen menjëherë. Çfarë duhen ato?! Vetëm për të degjeneruar rininë, për të lënë familjet bosh e ndahen çiftet. Turp i madh. Nuk i shërben qytetarëve. Vetëm për të zhvatur. Të bëjnë një gjë tjetër ata, jo këtë. Kazinotë të zhduken. Të mos ketë. Në ka nga ata që duan të luajnë, që kanë para, kryeministrat e të tjerë t’i ndërtojnë andej nga duhet. Jo në mes të qytetit. Shumë keq. Gënjehen fëmijët. Mashtrojnë prindërit: Jam në shkollë dhe dalin me ato dy lekë që u japin prindërit për të ngrënë e i lenë aty… Nuk jam dakord. Ata që e nisën atë punë duhet ta çonin deri në fund”, shprehen disa banorë të Durrësit.

Vetëm në qytetin e Durrësit ndodhen zyrtarisht rreth 130 pika bastesh sportive, 4 kazino dhe 2 bingo, por numri i tyre në realitet është më i madh, ndërsa efektet negative të tyre në jetët e familjeve durrsake ende të pamatshme.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...