VIDEO/ Gazetari i dhuron fjalor të gjuhës shqipe Vuçiçit, pak ditë pas ‘përballjes’ në konferencë. Ja reagimi i Presidentit

E mërkurë, 09 October 2019 16:29

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori sot dhuratë fjalorin e gjuhës shqipe nga korrespondenti i TV Klanit, Idro Seferi. “Ekselencës së tij, Presidentit Aleksandër Vuçiçq ia dhuroj fjalorin tim personal për t`u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën”, shkruan ai në dedikimin për fjalorin që ia dha gjatë një interviste që realizoi me kreun e shtetit serb.

Presidenti postoi një fotografi të dedikimit dhe dorëzimit të librit në llogarinë e tij në Instagram, “E ardhmja e Serbisë”.

Disa ditë më parë Vuçic gjatë një interviste ju drejtua gazetarit shqiptar nëse e tha mirë një fjalë në gjuhën shqipe.

Vuçiç, gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd lexoi disa dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) në gjuhën shqipe:

Lista e kandidatëve dhe subjekteve politike, me ç’rast i është drejtuar gazetarit nga Kosova, Idro Seferi, se a ka lexuar mirë?.“Seferi, a i thash mirë?”, ka deklaruar Vuçiq me buzëqeshje.

“ A po e shehë nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”, ka thënë Vuçiq.

Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 16:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...