Kryeministri si “ Liza në botën e çudirave”, Shqipëria që ai sheh nuk është e jona

Tuesday, 17 Prill 2018 15:40
Foto ilustruese Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga reklamimi. Për të nuk ka rëndësi produkti, por forma dhe mënyra si ia paraqitet pëblikut për konsum. Këto ditë, që kur zgjohet në mëngjes, agjentët “piaristë” të zyrës së tij, i servirin ndonjë video që tregon një person të punësuar. Çdo ditë me këtë merret. Kur nuk ka çtë thotë e shkruaj për punësimin, qëmton në ndonjë artikull të huaj, që në të shumtën e rasteve janë të financuar nga qeveria, që flet për bregdetin shqiptar, ndryshimet, apo bukuritë e rralla të vendit tonë, të denja për turizëm.

Shfaq ndonjë video apo foto që tregon zhvillimin e bujqësisë, por nuk pranon kurrë të vërtetën se në shumë zona rurale tokat mbesin të papunuara si pasojë e rritjes së kostos së punimit, frezimit dhe mbjelljes. Edhe në rastet kur ata pak fermerë mundohen të punojnë për të mbajtur disi gjallë ekonominë familjare, përdorin kuaj e gomerë për të lëruaruar arat. Parmendë në shekullin XXI… Po kjo Shqipëria e vërtetë nuk ekziston në mendjen e kryeministrit. Edhe nëse shfaqet, duhet sfumuar nga njerëzit me kollare dhe deputetet e artikuluara që flasin pa fund në studio televizive si një “përrua psiqik”, vetëm e vetëm për të sfumuar të vërtetën. Dy ditë më parë Rama kritikoi ashpër deputetët e tij se përse nuk shkojnë në zonat ku janë zgjedhur që tu tregojnë qytetarëve se sa mirë po punon qeveria. Më pas të gjithë këto takime, premtime dhe imazhe të zgjedhura të bëhen publike, për të treguar se e “vërteta” është ndryshe.

Gjithçka sipas kryeministrit Edi Rama duhet reklamuar, imponuar me forcë që njerëzia të ngulisë në kokë që nuk jetojnë aq keq sa mendojnë… Ka kapur problemin e papunësisë, sepse kudo që udhëton, edhe nëse në sallë ka njerëz të përzgjedhur nga stafi piarist i tij, gjendet ndonjë prej tyre që tregon të vërtetën e dhimbshme, mungesën e një pune, taksat e rritura, tarifat e shtuara të shërbimeve, mungesën e shpresës dhe ikjen masive të shqiptarëve, që degdisen në ndonjë vend të europës me shpresën se mund të fitojnë azil.

Këto të vërteta ai i di mirë, por i shpërfill, injoron e madje as nuk i ka në axhendën zyrtare të qeverisë. Nuk duhen thënë, paçka se ekzistojnë dhe janë halli i përditshëm i çdo qytetari në vend. Ata që ikin nga Shqipëria dhe kërkojnë azil, i konsideron si çdo qytetar tjetër i BE-së, si një kroat, rumun dhe bullgar që lëviz për punë nga një shtet në tjetrin. Por emigrantët shqiptarë nuk janë të tillë. Jetojnë të izuluar dhe mbajnë radhën për një pjatë supë që ofrohet nga vendet ku kanë kërkuar azilin. Mbesin me shpresën se një ditë do u aprovohet qëndrimi, por zhgënjehen pasi shumica është refuzuar. Ndodh edhe si rasti tragjik i Mario Majollarit, 28-vjeçarit që iu mohua azili në Suedi, pasi struktura të qeverisë shqiptare kishin dërguar një dokument zyrtar, ku shpreheshin se jeta e tij nuk rrezikohet nga gjakmarrja. U kthye në Shqipëri por u vra pikërisht nga gjakmarrja. Këtë radhë “Shqipëria imagjinare” që reklamon kryeministri (ku jetohet mirë dhe me rend të sigurtë), arriti deri aty sa të marrë edhe një jetë…/Boldnews

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 19:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...