Rritja e mesatares i le auditorët bosh tek Gjuhët e Huaja, 4 pedagogë të Rusishtes mbeten të papunë

Hënë, 14 October 2019 14:54

Sonila dhe Xhesila studente të degës së historisë viti i tretë në fakultetin e Histori Filologjisë kanë mbetur jo pak të habitura kur në ditën e parë të viti të ri akademik u përballën me kaosin nga punimet në fakultet, ndërsa asnjë pedagog nuk u shfaq në auditor. E megjithatë e justifikojnë këtë situatë, me shpresë për normalizim të saj.

Auditorët e disa prej gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës këtë vit akademik duket se do të kenë një pamje të ngjashme. Madje disa degë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja rrezikojnë të mbyllen.

Dega e Gjuhës Ruse ka zero studentë të regjistruar ndërsa katër pedagogë, dy prej tyre me titullin shkencore profesor, kanë mbetur nga sot të pa punë.

Disa degë te tjera si Turqishtja, Greqishtja apo dhe Frëngjishtja rrezikojnë të mbyllen, marr shkas nga numri minimal i studentëve regjistruar këtë vit. Dekani Artur Sula thotë se mesatarja 7.5 ka penalizuar shumë maturantë.

“Kuotat kanë arritur të plotësohen për gjuhë tepër të kërkuara si Anglishtja apo Gjermanishtja. Në fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës nga 780 kuota ne total, 300 vende kanë mbetur të lira”, tha Sula. Para ministrisë se Arsimit Lëvizja për universitetin deklaroi se nisja e vitit të ri akademik do të përkojë me nisjen e protestave studentore. Kërkesa e tyre kryesore është anulimi i ligjit të Arsimit të Larte, dyfishim i buxhetit të arsimit dhe heqja e tarifës per masterin, si dhe karte studenti qe ofron shërbime reale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...