Drama e fëmijëve shqiptarë/ 8-vjeçarja: Ndihmoni shoqen time, është e varfër, i jap bukë në...

Premte, 18 October 2019 22:38

Nëse mendojmë se bota e fëmijëve janë vetëm lodrat gabohemi. Ata mendojnë për bashkëmoshataret e tyre. Amina në Fier, vetëm 8 vjeç i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në Neës24 me lutjen që të ndihmohet shoqja e saj e shkollës.

“Mua më quajnë Amina, jam tetë vjeçe, kam tre vite në këtë shkollë, ka ardhur një nxënëse e re dhe ka ardhur e re në shkollë. Nuk e dija që Namikja ishte e varfër, dukej si pa qejf dhe se mësuesja i ka dhënë bukë me vete. Ajo mund të ketë vështirësi se është e rraskapitur, nuk ha bukë. Babi na jep lekë nuk ia kthej kursimet, kur më pyet i them se kam një shoqe në klasë që nuk ka mundësi, nuk ka para, në pushim të gjatë unë i kam blerë ushqim në pushim të gjatë. I kam dhënë gjithmonë ushqimin tim, gjithmonë i kam dhënë bukën time në pushim të gjatë, jemi miqësuar shumë. Kemi blerë ushqime për të, ia kemi çuar në shtëpi. Dua që shqiptarët ta ndihmojnë pak nga pak, më vjen keq për shoqen time dhe unë do ta ndihmoj”, -thotë vogëlushja teksa kërkon ndihmë për shoqen e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...