Vdekja e mistershme e një shqiptari në Itali

Diel, 20 October 2019 09:33

Mister vdekja e një 44-vjeçari shqiptar, i cili ka ndërruar jetë në spital pasi ishte gjetur në gjendje kritike në rrugën ‘Fior di Vetta’ në qytetin e Pratos, Itali.

44-vjeçari shqiptar është gjetur i mbuluar në një rrugicë, pranë teatrit të qytetit. Sipas medias italiane, ai prej 15 vitesh jetonte në këtë qytet.

Të enjten e kaluar, kanë qenë disa kalimtarë që kanë dhënë alarmin pasi e kanë parë burrin në gjendje të rëndë.

Aty ka mbërritur ambulanca duke e dërguar shqiptarin në spital.

Por një ditë më pas, ai ka humbur jetën në spital si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje të mistershme, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e 44-vjeçarit shqiptar.

Modifikuar më Diel, 20 October 2019 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...