Befason Shkëmbi: Laçi e kishte përgatitur ndeshjen më mirë se ne…

E mërkurë, 23 October 2019 15:27

Bledi Shkëmbi dhe skuadra e tij “thyejnë kokën” në Laç. Një disfatë e thellë, 3-0, duke pasur parasysh se flitej për kryesuesit e Superiores. Tre gola të pësuar dhe asnjë i shënuar janë pasqyra më e plotë e zhgënjimit total të Teutës në këtë transfertë. Trajneri Bledi Shkëmbi ka pranuar ditën e keqe të të tijve: “Kundështari luftoi më shumë dhe e kishte përgatitur ndeshjen më mirë se ne. Unë vazhdoj të kem shumë besim te skuadra. Të gjithë lojtarët bëjnë gabime, por përgjegjësia është e imja, pasi jam trajneri dhe duhej ta kishim përgatitur ndeshjen më mire. Këtu e kam fjalën për anën psikoligjike dhe taktike.

 

Kishim punuar në stërvitje për mënyrën si duhej ndalur Nuabeze, por ai na shënoi dy gola. Kjo ndodhi për gabimet tona dhe për meritë të kundërshtarit. Humbja është e hidhur, por kampionati nuk mbaron këtu. Të nxjerrim mësimet e duhura dhe ta përgatisim si duhet ndeshjen e radhës. Në situata të vështira janë lojtarët lider, që e ndihmojnë skuadrën. Ne i kemi këta lojtarë, por sot nuk dolën në pah. Le të themi që ishte një ditë e keqe për të gjithë ne. Gabimet ndodhin në futboll, por duhet të reagosh. Këtë nuk e bëmë ndaj laçit në asnjë moment, ndaj jam i shqetësuar. Pres reagimin e duhur që në ndeshjen e radhës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...