Nisma e Bashkisë “bukë me vete” në shkollë, nënat nuk kanë ç’t’u japin

Premte, 08 November 2019 19:49

Nga Boldnews.al

Në 47 shkolla të Tiranës ka hyrë projekti “bukë me vete” i ideuar, hartuar dhe e sponsorizuar nga gjenitë e Bashkisë së Tiranës. Deri në këtë pikë, gjithçka ngjan bukur ku fëmijët nuk do rendin pas fast fond-ëve, as pas dyqaneve me mallra të konservuara, por do ushqehen nga buka e shtëpisë, atë që nëna apo gjyshja u ka gatuar.

Por sot kjo nismë ka hapur një sherr të madh dhe një siklet mes prindërve dhe fëmijëve tyre të mitur. Një pjesë e nxënësve ushqehen shëndetshëm, madje edhe me një lloj karshillëku që për botën e fëmijëve nuk është aspak djallëzi, të tjerë fëmijë fshehin sa të mundin atë ushqim të vakët që kanë marrë me vete, por ka edhe të tjerë që mbajnë aromën e ushqimit të shokëve dhe vuajnë. Nuk kanë, familjet e tyre janë në gjendje të rëndë ekonomike, prindërit shpesh të papunë.

Ky dallim social vihet re edhe nëpër shkolla, por ankthi më i madh është i prindërve, që mundohen që të pakëtn para shokëve dhe shoqeve të klasës fëmijët e tyre të mos turpërohen kur të nxjerrin ushqimin.

Nëpër facebooqet e bashkisë dhe të vetë Lali Erit, përzgjidhen foto të nxënësve që mbi tavolinën me libra nxjerrin ushqimet e bollshme. Propaganda e bëri të sajën, por e vërteta është krejt ndryshe nga kjo botë surreale që na servir si “ushqim” Lali Eri.

“Sapo përmendim “Bukë me vete”, të gjithë fëmijët kontrollojnë nxitimthi çantat për të parë çfarë ushqimi të shijshëm iu kanë bërë mamatë këtë herë. Fantastikë nxënësit e shkollës “Betim Muço”!, shkruan Erion Veliaj në një nga postimet e fundit në Facebook.

Një raport i para pak javëve i Komisionit Europian konstaton se 35 % e familjeve shqiptare janë në varfëri. Ndërsa një pjesë tjetër është në varfëri ekstreme. Një shifër mjaft e lartë, çka konstaton se një në tre familje, apo edhe një në tre nxënës, kanë probleme dhe pamundësi ekonomike edhe për tu ushqyer.

Padiskutim që në këtë trend nuk bën përjashtim as Tirana. Dhe nëse sot dëshiron të shohësh varfërinë e vërtetë dhe ndarjen e theksuar sociale, mjafton që të shkosh në shkollat e Tiranës.

Janë më mijëra prindër që nuk ushqejnë dot siç duhet fëmijët e tyre. Brenda mureve të shtëpisë mundohen të sajohen me çfarë kanë, duke hequr kafshatën e tyre dhe ia dhënë të miturve, por me nismën “bukë me vete” do u zbulohet varfëria, e për pasojë edhe bulizmi që do u shtohet fëmijëve të tyre.

Në botën e tyre fëminore fëmijët kritikojnë, gjykojnë e madje mund edhe të të bëjnë objekt boluzmi pa e kuptur, sidomos me ushqimin, duke komentuar një fetë bukë të zezë dhe një copëz të vogël djathi, apo bukë të skuqur me vaj në tiganin e varfërisë. Jetojmë në botën e internetit, të imazhit, të propagandës, ku mirëqënia ekziston vetën në profilet e pushtetarëve, që na servirin një Shqipëri tjetër imagjinare, të lumtur dhe si fanar ndryçues edhe nëpër botë…

Për shifrat e varfërisë dhe varfërisë ekstreme askush nga qeveria apo bashkia nuk ka nge të merret. Varfëria për ta është në “mendjet e djallëzuara” të opozitarëve, apo qytetarëve që kanë për qëllim të “shajnë” vetëm pushtetin, i cili po “sfilitet” për të mirën qytetare…

Nëse do ti besonim pjesës propagandistike, ne jetojmë në luks, të lumtur, pa varfëri, pa korrupsion dhe mbi të gjithë me një “qeveri solidare”… Në rrjetin “portali shkollor” thuhet se: “Obeziteti ka nisur të shfaqet dukshëm edhe tek fëmijët shqiptarë dhe shkaku kryesor është të ushqyerit e tyre me produkte të gatshme që blejnë, të cilat përmbajnë konservante, apo dhe pije të ndryshme të gazuara. Nisma “Merr bukë me vete”, nisi në nëntor të vitit të kaluar dhe u aplikua në 47 shkolla të Tiranës dhe pritet të zgjerohet edhe më tej”.

Gjithçka e propaganduar bukur, që thuhet se mirëqenia është aq e madhe sa fëmijët tanë janë obezë. Dhe padyshim që ka disa të vërteta, por përtej “obezitetit ushqimor”, ka shumë të kequshqyer me fizik të imët, anemik dhe me probleme edhe në mësime, pikërisht për shkak të kequshqyerjes dhe pasoja ekonomike që i mbartin edhe në shtëpi, përveç pjesës “bukë me vete”.

Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojtura si të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët. Po nëse 35 % janë në varfëri si mundet që fëmijëve të tyre tu japin ushqim të bollshëm me vetë në shkollë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...