Një kufomë është gjetur në det nga peshkatarët e Durrësit dhe është sjellë në breg. Trupi i pajetë nuk është identifikuar, ai është gjetur 6 milje larg bregut.
Ka dyshime se kufoma është e një femre.
Peshkatarët kanë njoftuar Policinë, e cila do të bëjë ekzaminimin e trupit dhe arsyet e vdekjes. Mësohet se trupi ka qendruar një kohë të gjatë nën ujë dhe identifikimi i tij duket i vështirë.