Banorët e Unazës u drejtohen për ndihmë shqiptarëve: Solidarizohuni me ne, nesër po vijnë fadromat të na dhunojnë

Hënë, 11 November 2019 19:24

Terrori shtetëror po shtohet mbi banorët e Unazës së re, të cilët janë njoftuar se duhet të braktisin banesat e tyre të ndërtuara me kursimet e jetës dhe pa asnjë dëmshpërblim ti hapin rrugën vjedhjes së Ramës dhe Veliajt në projektin 40 milionë euro. Prej katër ditësh ata po mbahen nën trysninë e policisë dhe IKMT-së dhe pavarësisht se po kërkojnë dialog me qeverinë, kanë marrë dhunën dhe shantazhin me arrestime si përgjigje.

Në trysninë e dhunimit psikologjik dhe mungesës së një zgjidhjeje, banorët e Unazës i kanë drejtuar shqiptarëve thirrjen për solidarizim. “thirrje për mbarë popullin shqiptar, solidarizohuni me ne, bashkohuni me ne jemi nën terror kekojmë ndihmë nga të gjithë njerzit që kanë të afërm në Unazën e re bashkohuni, bashkohuni jemi në rrezik për jetën, bashkohuni me ne!” shprehen banorët.

Në një thirrje tjetër ata u kërkojnë shqiptarëve ti bashkohen ën protestë, pasi fadromat do të nisin shembjene  banesave që në orët e para të mëngjesit (e martë).

“Te nderuar qytetare te Shqiperise! Neser ne oret e para te mengjezit, tek sheshi Shqiponja, vijne FADROMAT kemi nevoje me shume se kurre per prezencen tuaj! Ju lutemi 🙏 na nderoni me pjesmarrjen tuaj. 🤝”  lajmërojnë banor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...