VV, tjetër deklaratë kundër Ramës e Veliajt: Katastrofale, qeverisni të vetëm dhe tentoni t’i mbyllni gojën një OJQ-je

Tuesday, 12 November 2019 19:55

Pas deklaratës skandaloze të Bashkisë Tiranë lidhur me qëndrimin e Vetëvendosjes për prishjen e ndërtimeve në zonën e “Astirit”, ka reguar Enis Sulstarova, kreu i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri.

Përmes një tjetër deklarate ku nuk mungon ironia me Veliajn e Ramën, Sulstarova thotë se është e habitshme se si mund të të quhet “ndërhyrje në punët e brendshme të qytetit” kur aktivistët dhe drejtuesit e Vetëvendosjes në Tiranë janë në fakt shtetas të Shqipërisë dhe banorë të Tiranës.

Deklarata e plotë

Si kryetar i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, më duhet të shpreh shqetësimin për një deklaratë të sotme nga Bashkia e Tiranës.

Bashkiakët ankohen se Lëvizja “ndërhyri në punët e brendshme të qytetit”. Është e papranueshme kjo shprehje, të ankohesh se pse qytetarët shprehin shqetësim për çështjet e qytetit të tyre. Anëtarët e bordit të Qendrës sonë, si edhe shumica dërrmuese e aktivistëve, janë shtetas të Shqipërisë, pjesa më e madhe votues e banorë të Tiranës. Megjithatë, mendojmë se jemi në të drejtën tonë kur shprehemi për çështjet e Tiranës, siç është kushdo që ia do të mirën kryeqytetit. Por duhet shtruar seriozisht pyetja se a është në të drejtën e vet kryetari i partisë që drejton bashkinë e Tiranës, kur merret vesh me Vuçiçin për “marrëveshje rajonale”, në emër edhe të Kosovës?

Nuk shkon kështu, këta na thonë se shqiptari s’paska të drejtë të flasë për Tiranën, kur po të njëjtët ftojnë serbët të flasin për Kosovën, pa Kosovën.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë e fton Bashkinë e Tiranës të mos i marrë kritikat si personale, por si institucionale. Në Republikën e Shqipërisë ne jemi të regjistruar si organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, dhe është shenjë katastrofale kur një forcë politike e cila tashmë qeveris pa opozitë institucionale në nivel qendror e lokal, shënjestron dhe përpiqet t’ia mbyllë gojën edhe organizatave joqeveritare që nuk ia ndjekin avazin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri për çështjet kombëtare do të kërkojë vazhdimisht bashkëpunimin me faktorët politikë, qofshin ata në qeveri apo opozitë. Njëherazi, do të denoncojmë politikat që i shohim si të gabuara. Ne do të jemi të rreshtuar jo pas ndonjë partie, por pas ideve për zhvillim ekonomik, demokraci qytetare e të drejta njerëzore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...