Banorët kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga termeti në Tiranë, nuk kanë marrë bonusin

Tuesday, 21 Janar 2020 15:28

Banorët në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë vijojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Mungesa e një zgjidhje nga ana e Bashkisë Tiranë i ka detyruar ata të kthehen brenda banesave të dëmtuara ndërsa ka nga ata që ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë.

Një pjesë e tyre deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet shtetërore, ndaj dhe nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të kthehen dhe të jetojnë çdo ditë me rrezikun se pallatet e tyre do të shemben.  Ata shprehen se nga bashkia nuk e kanë marrë as bonusin e qirasë.

"As 5 lekë nuk kam marrë"

Por edhe ato familje që kanë mundur të regjistrohen për të marrë bonus deklarojnë se nuk e kanë marrë pagesën për muaj janar dhe ngrenë shqetësimin se nuk kanë para për të paguar shtëpitë ku janë zhvendosur për të jetuar me qira.

"Kemi përfituar një bonus qiraje në muajin dhjetor, tani muaji tjetër nuk na ka dalë më"

"Çfarë do bëj unë me 180 mije lekë"

Ndërsa për disa nga banorët bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm pasi qiratë e shtëpive në kryeqytet janë shumë të larta dhe për të papërballueshme.

"Zotëria do lekët, bonusin këta nuk e japin"

Edhe pse frika është e madhe për të jetuar në këto pallate muret e të cilëve janë të çara si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit, banorët shprehen se presin një zgjidhje nga ana e Bashkisë  Tiranë./Ora/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...