"U tregova budalla"/ Shqiptari i vuri flakën azilit, 120 mijë euro dëme

E mërkurë, 22 Janar 2020 08:52

Dy shqiptarë, të cilët i vunë flakën qendrës së azilit në Gjermani, kanë dalë përpara gjyqit. Interesi i mediave në Gjermani ka qenë i madh, për shkak se dy të rinjtë e transmetuan në internet videon e zjarrit.

Njëri prej tyre dëgjohet duke thënë: Ku shkojnë shqiptarët, do ketë flakë.

Përpara gjyqit kanë dalë Gelaj B., 24 vjeç dhe Kledi D., 26 vjeç. Ata akuzohen për zjarrvënie të rëndë dhe rrezikojnë shumë. Dëmet e shkaktuara shkojnë në 120 mijë euro, kurse policia thotë se ishte fat që nuk pati viktima në qendrën e mbushur me azilantë.

Pavarësisht se të dy dolën në gjyq, personi që ideoi dhe i vuri zjarrin azilit është më i riu prej tyre. Fillimisht në gjyq ai deklaroi se ishte zemëruar me shërbimet e sigurisë në azil, që nuk e kishin trajtuar mirë.

Më pas u pendua dhe tha: U tregova budalla, isha i zemëruar.

Pasi kërkoi falje, ai tha se nuk kishte qëllim të vinte njerëzit në rrezik.

Shqiptari mbërriti në Gjermani në vitin 2018 me 400 euro në xhep. Pa ndonjë zanat dhe pa ndonjë aftësi të veçantë, ai aplikoi për azil, i cili iu refuzua. Avokati i tij tha se shqiptari vjen nga një zonë pranë alpeve në Shqipëri. Ai është një njeri i thjeshtë, që ka probleme edhe me aftësinë për t’u shprehur.

Gjyqi vazhdon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...