'Vajza do martohej në shtator'/ Detaje tronditëse nga tragjedia në Bulqizë

Saturday, 15 February 2020 15:04

Ditën e djeshme, Fatjoni duhej të kishte hapur derën e shtëpisë për të shkuar në shkollë ku vazhdonte klasën e tetë. Mungesa e tij vuri në lëvizje të afërmit e familjes Tola, fqinj në fshatin Ostren të Bulqizës, duke trokitur në familjen e Ylberit. Por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kunata e shtëpisë, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të tjerë, ku pasi kanë hapur derën me forcë, kanë mbetur të shtangur. Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Fatjoni 14-vjeçar dhe Rudina 22 vjeç, e cila këtë shtator do të martohej, ishin të pajetë! Në mesin e kësaj dhimbje të papërshkrueshme, sytë e shpresës u kthyen nga vajza tjetër e shtëpisë, Merita, 16-vjeçare, e cila kishte shenja jete.

Për kryefamiljarin Ylber Tola, i cili ishte në Greqi si emigrant ku bënte punë sezonale vajtje-ardhje, telefonata e djeshme nga të afërmit, do të ishte më tragjikja në jetën e tij. Ai mori jetën se bashkëshortja e dy fëmijët humbën jetën mbi dyshimet se janë asfiskuar nga tymi i sobës me dru me të cilën ngroheshin, ndërsa mrekullisht, Merita e kaloi rrezikun për jetën pas ndihmës mjekësore që mori në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Kthimi në atdhe nuk ishte aspak i lehtë për Ylberin. Do duhet të japë  lamtumirën më të hidhur. Thotë se nuk e di më se çfarë ndjen, përveç boshllëkut të pazëvendësueshëm që i lë humbja e njerëzve të zemrës. Megjithatë, atij i mbetet të bëhet i fortë, për vazjën tjetër që ia hodhi kësaj tragjedie, por edhe për vajzën më të madhe, e cila është e martuar. Mbi të gjitha për 16-vjeçaren, e cila ende nuk e ka mësuar se nëna, motra dhe vëllai i saj i vogël nuk mundën të mbijetojnë brenda të njëjtave mure prej nga ajo doli e gjallë. Me gjithë mallin për fëmijët dhe lodhjen nga puna në një shtet të huaj, nuk ndihet fajtor që ka qëndruar larg familjes, pasi nëse nuk do të kishte punuar në emigrim, siç Ylberi thotë - "asgjë nuk do të kishim bërë".

Në fshatin Zapoq të Ostreni, ku ishte këtë të shtunë gazetari i Report Tv, Arsen Rustan, mbizotëron zia, lotët e dhimbja. Tre jetë të humbura nga e njëjta familje. Rudina, e cila do ta kurorëzonte dashurinë e saj me një banor të fshatit fqinj me Ostrenin, mban veshur fustanin e nusërisë, jo për në altar, por fatkeqësisht për në banesën e fundit.

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...