Abuzuan me çmimet e ilaçeve, ushqimeve e fruta-perimeve, ndjekje penale për 8 administratorë, gjoba për 6 të tjerë.

Diel, 22 Mars 2020 11:58

Policia e Shtetit vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë 48 orëve të fundin janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë.

Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, si dhe nga denoncimet e shumta të bëra nga qytetarët në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, të cilët kanë denoncuar subjekte që abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim.

Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me strukturat e Hetimit Tatimor dhe AKU-së, proceduan penalisht 5 administratorë, ndërsa 1 administrator u ndëshkua me masë administrative 50000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore, pa e regjistruar pranë organeve tatimore dhe dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore të shitjeve fiktive të çmimit të produkteve që tregtojne pikat e pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre.

 

Ndërkohë, në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50000 lekë, 3 shtetas, konkretisht 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor, në lagjen nr. 15, Durrës, pasi nga verifikimet u konstatua se tregtonin mall pa faturë, si dhe pronari i një farmacie, pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve.

Në Vlorë, u procedua penalisht administatori i një supermarketi në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar nga specialistët e Seksionit Ekonomik e Financiar në supermarketin në pronësi të tij, janë gjetur dhe bllokuar disa produkte ushqimore të skaduara, si dhe u ndëshkuan me masë administrative me 80000 dhe 50000 lekë, 2 administratorë me aktivitet tregtim i artikujve ushqimor dhe industrial, si dhe fruta-perime, të cilët u gjetën të parregullt në ushtrimin e aktivitetit.

Në Elbasan, u proceduan penalisht 2 administratorë, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore dhe farmaceutike pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...